Prona e dy djemve të Bonevës e ngrirë, ish deputetja nuk e kishte deklaruar në listën anketuese
maqedonia
Prona e dy djemve të Bonevës e ngrirë, ish deputetja nuk e kishte deklaruar në listën anketuese

Prona e dy djemve të Bonevës e ngrirë, ish deputetja nuk e kishte deklaruar në listën anketuese

Shkup, 21 mars - Me kërkesë të PPS-së është ngrirë prona e dy djemve të ish deputetes nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Silvana Boneva. Më 7 mars të këtij viti, Gjykata Themelore, me kërkesë të kësaj prokurorie shqiptoi masë të përkohshme ndaj Orce Bonevit dhe Goce Bonevit me çka u ndaloi shitjen apo lënien nën hipotekë banesën që ndodhet në rrugën Dimçe Mirçev, numër 20.

Por Prokuroja speciale, Katica Janeva nuk konfirmoi nëse prona e tyre është ngrirë për shkak se nëna e tyre, Silvana Boneva, nuk e ka paraqitur në Listën anketuese të Antikorrupsionit. Goce Bonev dhe Orce Bonev janë pronarë edhe të 7 pronësive tjera në Shkup, ndërsa në ndërtesën që ndodhet në rrugën “Dimçe Mirçev” përball MPB-së kanë dy banesa. TV21 erdhi deri tek informacioni se në listën e pronësisë së djemve të Silvana Bonevës, për njërën banesë që ndodhet në rrugën Dimçe Mirçev ata janë bashkëpronar dhe ngrirja është bërë vetëm për atë pronë, përderisa banesa tjetër që ndodhet dy kate më poshtë nuk është e ngarkuar me ndonjë ndalesë. Banesat në vlerë afër 300 mijë euro dhe nuk janë paraqitur asnjëherë në listën anketuese. Kjo bëri që opozita e atëhershme nw vitin 2013 të akuzojë ish deputeten për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Po bëhet fjalë për kërkesën tonë dhe gjykata e solli vendimin. Përndryshe lëndët janë duke lëvizur ashtu siç kanë lëvizur edhe lëndët tjera, dhe shpresoj se deri në fund të muajit korrik do të keni informacione se a do t’i mbarojmë dhe në cilën fazë janë”, tha Katica Janeva, Prokurore PPS.

© ZHURNAL 21.03.2018, 18:57 | T.E. | 4,630 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."