Venediku "kërcnim" për ligjin e gjuhëve, Zhurnal zbulon marrëveshjen LSDM-BDI
maqedonia
Venediku "kërcnim" për ligjin e gjuhëve, Zhurnal zbulon marrëveshjen LSDM-BDI

Venediku "kërcnim" për ligjin e gjuhëve, Zhurnal zbulon marrëveshjen LSDM-BDI

Shkup, 21 mars - Midis partnerëve të koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI ka një marrëveshje me të cilën puna e ligjit të gjuhëve nuk ka marrë fund. Siç mëson Zhurnal, sipas kësaj marrëveshje partnerët e koalicionit LSDM dhe BDI, zotohen që të gjitha rekomandimet të cilët do të vijnë nga vlerësimi që do ti bëhet ligjit të gjuhëve do të implementohen në ligj.

Zhurnal mëson se ligji do të dorëzohet për vlerësim në komisionin e Venedikut pasi të jetë shpallur në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

"Ligji do të dorëzohet në komisionin e Venedikut pasi që të jetë shpallur në Gazetën Zyrtare. Ka një marrëveshje midis partnerëve të koalicionit që të gjitha rekomandimet dhe vërejtjet që do të vijnë nga komisioni i Venedikut të implementohen në ligjin e miratuar", thonë për Zhurnal nga Qeveria e Maqedonisë.

Nga këtu mund të konkludohet se nuk ka përfunduar e gjitha rreth ligjit të gjuhëhe, pra në rast se Komisioni i Venedikut ka vërejtje apo rekomandime atëherë në bazë të marrëveshjes së parnerëve të koalicionit për këtë çështje ligji duhet të pësoj ndryshime, pasi që pa pësuar ndryshime nuk mund të implementohen në ligj vërejtjet e Komisionit të Venedikut.    

 

© ZHURNAL 21.03.2018, 13:05 | D.J. | 32,300 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."