Mickoski: Qeveria po udhëheq bisedime të fshehta
maqedonia
Mickoski: Qeveria po udhëheq bisedime të fshehta

Mickoski: Qeveria po udhëheq bisedime të fshehta

Shkup, 20 mars - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski e akuzoi Qeverinë se po  negocion prapa dyerve të mbyllura dhe se kanë mësuar nga mediat për draft-marrëveshjen për emrin dërguar në Athinë.

“Ata udhëheqin negociata të fshehta për emrin. Askush nuk e di asgjë për atë që po ndodh. Tani lexoj se ata kanë dërguar një lloj propozimi në Greqinë fqinje, e cila duhet të jetë përgjigje ndaj draft-marrëveshjes që Greqia e ka dërguar”, tha Mickoski.

Sipas tij, Qeveria po bën atë që ka e planifikuar, dhe kjo, siç tha ai, është që  ta shesë dhe ta shkatërrojë shtetin sa më parë që të jetë e mundur.

© ZHURNAL 20.03.2018, 22:03 | T.E. | 1,556 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."