Zuckerbergut i kërkohet të dëshmojë para Parlamentit britanik
bota
Zuckerbergut i kërkohet të dëshmojë para Parlamentit britanik

Zuckerbergut i kërkohet të dëshmojë para Parlamentit britanik

Shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, është thirrur nga një komision parlamentar i Britanisë së Madhe për të dhënë dëshmi në lidhje me përdorimin e të dhënave personale nga Cambridge Analytica.Cambridge Analytica, firmë politike konsulente, me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, akuzohet për përdorimin e të dhënave të 50 milionë anëtarëve të Facebook-ut, për të ndikuar zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Damian Collins, kryetar i Komisionit Parlamentar për Lajme të Rreme, e akuzoi Facebook-un për “keqinformim” të komisionit.

Cambridge Analytica mohon çdo keqbërje dhe këmbëngul se ka ndjekur procedurat e duhura në marrjen dhe përdorimin e të dhënave, porse është suspenduar nga Facebook javën e kaluar.

“Është koha të dëgjojmë prej shefit ekzekutiv të Facebook-ut, me autoritet të mjaftueshëm, i cili do të jepte dëshmi për këtë dështim katastrofik të procesit”, thuhet në kërkesën që Collins i ka dërguar Zuckerbergut.

© ZHURNAL 20.03.2018, 19:46 | T.E. | 766 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."