Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median ..
Bashkëpunimi pozitë-opozitë, Analistët: Lufta për pushtet është kuptuar gabimisht nga..
Mulltanovski: Çështja e emrit, kyçe për stabilitetin e rajonit
« INSIDE » Dy kryefamiljare kërkojnë ndihmë, jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira
Presidenti Erdogan kritikon SHBA-të: U përpoqët të na mashtroni
a9910357891a623bf862ac25e15ec535.jpg

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kritikoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se ajo është përpjekur ta mashtrojë Turqinë duke bashkëpunuar me organizatë terroriste në Siri, raporton Anadolu Agency (AA). Duke folur në një takim të grupit parlamentar të partisë së tij (AK Parti) në Ankara, Erdoğan ndër të tjera adresoi edhe deklaratat nga SHBA në të cilat thuhet se “ndihen të shqetësuar për Afrinin”. “Ku ishit ju kur ne ju përcollëm shqetësimet tona? Ku ishit ju kur ne thamë ‘ejani të pastrojmë organizatat terrorsite‘. Ju na thatë se do të pastronit DEASH-in duke bashkëpunuar me organizatat terroriste”, theksoi Erdoğan.

 

 

“Ju nuk na besuat kur ne thamë se po gaboni dhe ju ftuam këtë ta bëjmë së bashku. Ja, tani është mëse e qartë se si ushtarët tanë, dhe Ushtria e Lirë Siriane i pastruan PYD-në dhe YPG-në. Në njërën anë, Turqisë i thoni se ‘ju jeni partneri ynë strategjik‘, dhe në anën tjetër bashkëpunoni me organizata terroriste. E vërteta është mëse e qartë. Nëse jeni partnerë strategjikë me ne, atëherë duhet të na respektoni dhe të ecni me ne. Ju u përpoqët të na mashtronit, saqë dërguat mbi pesë mijë maune dhe dy mijë avionë ngarkesash me armë e municione”, shtoi Erdoğan.

 

Ai rikujtoi se ndërkohë, Turqia kishte kërkuar armë për t’i blerë me paratë e tyre, porse SHBA nuk ia kishte dhënë. “Ndërkaq, organizatës terroriste ia dhatë pa para, falas. Çfarë partneriteti, çfarë solidarizimi është ky? Ne tani po ia shemebim ato tunele dhe depo të armëve të mbushura plot. Ata largohen ndërsa ne i ndjekim, dhe të gjitha këto municione dalëngadalë ne po i konfiskojmë”, theksoi presidenti turk Erdoğan. Ai po ashtu tha se askush nuk do të mund ta ndalë Turqinë nga arritja e objektivave të vitit 2023. “Edhe sikur të çaheni dhe të pëlcisni, nuk do të mund ta ndalni Turqinë. Nuk do të jeni në gjendje të na pengoni që të arrijmë objektivat e vitit 2023. Nuk do të mund ta pengoni ndërtimin e Turqisë së madhe dhe të fuqishme. Gjithashtu, nuk do të mund të pengoni ngritjen e vizioneve tona 2053 dhe 2071”, tha presidenti turk.

“Kushdo që është bashkë me popullin tonë në këtë udhë, do ta ketë vendin e tij në Turqinë e madhe, ndërsa ata që veten e tyre do ta vendosin në radhët përballë popullit tonë, duhet ta pranojnë fatin tyre”, shtoi Erdoğan.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2018, 19:39  | T.E. | 2,685 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Burrë e grua nga Maqedonia pësojnë aksident të rëndë në Zvicër
Shqipëria kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA-ve dhe NATO-s, nis zbarkimi i arsenalit
Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak
Adnan Idrizi depërton në El Bab të Sirisë, ja imazhet që sjell nga atje
8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.