Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median ..
« Zhurnal mëson » Bullgaria kërkon që të ketë konsull nderi në Shkup, Orce Kamçev
Mogherini para deputetëve: Jeni në rrugën e drejtë, në të ardhmen do të ketë edhe arr..
« Ekspertët » Raporti real, të vazhdojnë reformat
“Almiri”, Jovevski mbron rikualifikimin e lëndës
Joveski.jpg

Shkup, 20 mars - Protestat dhe reagimet në publik nuk do të ndikojnë ndaj Prokurorisë Publike që të rishqyrtojë vendimin e saj për rikualifikimin e veprës në rastin e Almir Aliut. Madje sipas kryeprokurorit, Ljubomir Joveski në vendimin e drejtë gjyqësor nuk do të luajnë rol as masat e mundshme disiplinore ndaj kolegëve shqiptar të cilët u distancuan nga rikualifikimi i veprës në rastin e Almirit 4 vjeçar nga Kumanova. Këshilli i Etikës i cili duhet të shqyrtojë distancimin e tyre akoma nuk është thirrur. Kryeprokurori Joveski në një prononcim për Alsat arsyeton qëndrimin e tij ndaj rikualifikimit. Ndonëse lënda ishte referuar para ardhjes tij në Prokurori dhe se ushtruesja e detyrës aso kohë, Liljana Spasovska kishte njoftuar organin e akuzës në Kumanovë se në lidhje me referimin do të vendoset pas zgjedhjes së Kryeprokurorit, Joveski edhe pas emërimit nuk mbajti asnjëherë kolegj ku do të shqyrtohej lënda e Almir Aliut. Sipas tij, për një veprim të tillë nuk kishte nevojë.

"Unë konsiderova se nuk kishte nevojë për kolegj të ri pasi që çështja ishte mbyllur paraprakisht në kolegjin e Prokurorisë Publike. Unë kur erdha si kryeprokuror u njoftova me lëndën dhe për mua çështjet e vërtetuara nga kolegji paraprak nuk ishin kontestuese. Në këto rrethana ishte i panevojshëm kolegj i ri", deklaroi Ljubomir Joveski, Kryeprokuror.

I pyetur pse përse nuk u respektua neni 7 i ligjit për gjykatat, respektivisht pse nuk iu dha mundësia gjykatës që me të drejtë ekskluzive të vendose nëse ka pasur vrasje ose jo në këtë rast, Joveski duke u distancuar theksoi se Prokuroria nuk mund të shtrojë akuza alternative.

"Prokuroria nuk mund të vendosë kërkesa alternative. Prokuroria Publike nuk mund të del para gjyqit me dy kualifikime, pra nëse jo vrasje atëherë vepër e rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion. Në rrethana të tilla gjyqi do të duhej të sillte vendim për të liruar të akuzuarin, veprim që do të ishte edhe më i dëmshëm", tha Ljubomir Joveski, Kryeprokuror.

Sipas tij faji është i mbrojtjes pse në procedurë nuk kanë kundërshtuar ekspertizat neuropsikiatrike të cilat përvec që ishin përfshirë me vonesë në akuzë, të njëjtat ishin përpiluar pa deklarimet e palës së dëmtuar, duke marrë kështu në konsideratë vetëm prononcimin e të akuzuarit Boban Iliq.

"Ekspertizat neuropsikiatrike ashtu përgatiten. Pyetjet që ju po i bëni ka mundur t’i bëjë mbrojtja në seanca kryesore. Me sa di unë personat që kanë bërë ekspertiza janë dëgjuar detajisht në seanca kryesore përfshi edhe pyetjet e kryqëzuara",theksoi Ljubomir Joveski, Kryeprokuror.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2018, 16:34  | Xh.I. | 2,527 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median dhe fjalën e lirë
Panik i madh për pitonët: ‘Ne nuk mund ta kufizojmë numrin e tyre’
“Ecolog”, hap konkurs për punë! Apliko! (Dokument)
Befason ish kryeministri Gruevski, tregon se kur mund të arresohet
Gjermania ofron mundësi punësimi, shumica e qytetarëve të gatshëm për të lëshuar vendin
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.