Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median ..
Bashkëpunimi pozitë-opozitë, Analistët: Lufta për pushtet është kuptuar gabimisht nga..
Mulltanovski: Çështja e emrit, kyçe për stabilitetin e rajonit
« INSIDE » Dy kryefamiljare kërkojnë ndihmë, jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira
Fermerët: Komunat të përgatisin planet urbanistike
fermer.jpg

Shkup, 20 mars - Bujqit kërkojnë nga komunat që deri në fund të vitit t’i përgatisin planet e hollësishme urbanistike, që të mund të aplikojnë për para të BE-së përmes programeve IPARD. Kërkojnë që të miratohen edhe ndryshimet e Ligjit për konsolidimin e tokës bujqësore, me të cilat do të zgjidhet problemi i marrëdhënieve pronësoro- juridike.

"Dokumentacion për projektet që përshijnë aktivitete ndërtimore si dhe kërkesa për legalizim për shfrytëzimin e IPARD, që këto mjete të kenë prioritet. Gjithashtu është e rëndësishme të lidhen të gjithë regjistrat relevant të institucioneve sa i përket programit IPARD", deklaroi Biljana Mitreska, Federata Nacionale e Fermerëve.

Gjithashtu nevojitet thjeshtëzimi i procedurës për marrjen e parave Evropiane, por edhe t’u mundësohet njerëzve të jetojnë në fshat.

"Që të kemi komunitet rural, infrastruktura është gjëja më elementare. Ndërsa ne, për 27 vite politikë bujqësore kemi shpërngulje nga fshatrat si dhe nuk kemi rezultate në prodhimtari bujqësore", deklaroi Jorde Jakimovski , Instituti për Hulumtime Socio – Politike.

Jakimovski shprehet se krahas lidhjes së fshatrave me qytetin, krahas ujësjellësit, shkollave dhe çerdheve, duhet të ndryshojë edhe modeli i subvencionimit.

"Megjithatë, nuk mund të jemi të kënaqur lidhur me shfrytëzimin e mjeteve që i kishim në dispozicion këtë periudhë. Janë bërë analizat, janë detektuar dobësitë që u paraqitën në programin IPARD 1, si dhe problemet gjatë zbatimit…",  drejtor i Agjencisë për Mbështetje Financiare Bujqësore Nikolçe Babovski.

Babovski më tej thotë se do të eliminohen mangësitë. Ndryshe, në shpalljen e parë të programit IPARD 2 janë dorëzuar 1649 kërkesa për mbi 73 milion euro. Me këtë program, në dispozicion janë vendosur rreth 80 milion euro para evropiane.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 20.03.2018, 16:29  | Xh.I. | 707 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Burrë e grua nga Maqedonia pësojnë aksident të rëndë në Zvicër
Shqipëria kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA-ve dhe NATO-s, nis zbarkimi i arsenalit
Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak
Adnan Idrizi depërton në El Bab të Sirisë, ja imazhet që sjell nga atje
8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.