BDI-Gostivar: Dështimi i protestës, dëshmi se qytetarët s’mbështesin politikat destruktive
maqedonia
BDI-Gostivar: Dështimi i protestës, dëshmi se qytetarët s’mbështesin politikat destruktive

BDI-Gostivar: Dështimi i protestës, dëshmi se qytetarët s’mbështesin politikat destruktive

Shkup, 20 mars - Nën trysni  ndaj administratorëve komunalë, punonjësve në ndërmarrjet publike dhe institucioneve që janë në kompetencë të Pushtetit Lokal në Gostivar, sot partia Aleanca për Shqiptarët tentoi të organizon një protestë me pretekst për depilitizim të arsimit në Komunën e Gostivarit.

Por përskaj kërcënimeve për të dalur në protestë, prania e qytetarëve nuk përmbushi pritshmëritë e organizatorëve, sepse, ftesës për të protestuar nuk iu përgjigjen qytetarët e Gostivarit.

Në të ashtuquajturën protestë dolën vetën anëtarët e partisë së Arben Taravarit dhe kjo mund të dëshmohet nga pamjet e përcjella në media.

Fjalimet e mbajtura në protestë ishin indikatori më i mirë që dëshmoi se protesta nuk kishte të bëjë për depolitizim, por për politizim të skajshëm të shoqërisë dhe institucioneve.

Pjesëmarrja e dobët në protestë, tregoi qartë që qytetarët e Gostivarit nuk mbëshesin politikat destruktive dhe mashtrimet që tenton të bëjë Arben Taravari dhe partia e tij.

Përgëzojmë qytetarët e Gostivarit për pjekurinë e treguar politike.

© ZHURNAL 20.03.2018, 16:02 | D.J. | 2,877 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."