ANALIZË Pranvera e "nxehtë" e VMRO-së, test për Mickoskin si lider
maqedonia
Analizë Pranvera e "nxehtë" e VMRO-së, test për Mickoskin si lider

Analizë Pranvera e "nxehtë" e VMRO-së, test për Mickoskin si lider

Shkup, 20 mars - Lideri i partisë më të madhe opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka paralajmruar një pranverë të "nxehtë" në Maqedoni, shkruan Zhurnal.

Ai ka bërë të ditur se partia e tij dhe të gjthë opozitarët e vërtet dhe patriotët e Maqedonisë nga muaj maj e andej do të fillojnë me protestat intenzive kundër politikave ekonomike, socilae dhe kombëtare të Qeverisë së drejtuar nga Zoran Zaev.

Gazetari dhe opiniosti Naser Pajaziti thotë se protestat do të jenë një test për Mickoskin si lider i VMRO-DPMNE-së. 

"Protestat do të jenë një test për Mickoskin si lider i VMRO-DPMNE-së. Nëpërmjet tyre lidershipi i ri synon të ruajë një pjesë të madhe të anëtarësisë së saj, e cila është përballë dilemave të mëdha se a do ti qëndrojë pas apo do ta braktisë karvanin e partisë më të madhe opozitare. Protestat kanë si skenarë kartën nacionaliste se gjoja shteti po humbet me ndryshimin e emrit dhe me miratimin e ligjit për gjuhët. Ato janë përzgjedhur në këtë periudhë duke pasur parasysh se pas një viti do të zhvillohen zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe me këtë do të synohet që të imponohet edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare", thotë për Zhurnal, Naser Pajaziti, gazetar dhe opinionist. 

Ai thekson se duke parë zhvillimet aktuale në rast të tendosjes së situatës politike dhe mungesës së dialogut dhe opozitës në Kuvend, sigurisht se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ku VMRO-ja do të insistojë për një qeveri të zgjeruar, që do të organizonte zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare. 

"Duke parë zhvillimet aktuale në rast të tendosjes së situatës politike dhe mungesës së dialogut dhe opozitës në Kuvend, sigurisht se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, ku VMRO-ja do të insistojë për një qeveri të zgjeruar, që do të organizonte zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare. Por kjo më shumë do të varet nga vullneti politik i maxhorancës aktuale", theksoi Pajaziti.

© ZHURNAL 20.03.2018, 11:35 | D.J. | 3,337 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."