Spitali Klinik në Tetovë me reparte të reja
maqedonia
Spitali Klinik në Tetovë me reparte të reja

Spitali Klinik në Tetovë me reparte të reja

Shkup, 19 mars - Ministri i shëndetësisë ka paralajmëruar se në Spitalin Klinik në Tetovë do të ketë reparte të reja.Bëhet fjalë për Ndihmën e Shpejtë, Traumatologjinë dhe Neurokirurgjinë që do të transferohen në objektin e ri të kësaj qendre spitalore.

Ministri gjithashtu tha se personeli mjekësor që do të duhet për nevoja të spitalit i gjithi do të plotësohet, sipas nevojave të rrethit të komunave të Tetovës dhe sipas nevojave që do të tregohen nga administratorët e spitalit.

© ZHURNAL 20.03.2018, 00:46 | B.M. | 2,257 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."