Revoltohet diaspora shqiptare, ministri Edmond Ademi kujdeset vetëm për diasporën maq..
Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënoi median d..
Bashkëpunimi pozitë-opozitë, Analistët: Lufta për pushtet është kuptuar gabimisht nga..
Mulltanovski: Çështja e emrit, kyçe për stabilitetin e rajonit
« Analistët » Pas ligjit të shqipes, sfida e partive shqiptare mbetet unifikimi i veprimit politik
aaa_11.jpg

Shkup, 19 mars - Me miratimin e Ligjit për gjuhët, që ka të bëjë kryesisht me përdorimin e gjuhës shqipe, të zyrtarizuar apo të zgjeruar, shqiptarët në Maqedoni dhe subjektet e tyre politike, në pushtet dhe opozitë, nuk po e mbyllin "paketën e  kërkesave" apo të sendërtimit të të drejtave të tyre në këtë shtet, sepse ata janë para sfidave të reja, thonë analistët politik duke folur për atë se cilat janë sfidat e rradhës të partive politike shqiptare pas miratimit të ligjit të gjuhëve. 

"Me miratimin e Ligjit për gjuhët, që ka të bëjë kryesisht me përdorimin e gjuhës shqipe, të zyrtarizuar apo të zgjeruar, shqiptarët në Maqedoni dhe subjektet e tyre politike, në pushtet dhe opozitë, nuk po e mbyllin "paketën e  kërkesave" apo të sendërtimit të të drejtave të tyre në këtë shtet, sepse ata janë para sfidave të reja. Mbase, me këtë ligj po mbyllet edhe një kapitull i Marrëveshjes së Ohrit. Punë e parë që i pret partitë politike shqiptare në pushtet është implementimi i këtij ligji kompleks dhe sigurimi i mjeteve financiare për sendërtimin e tij. Duhet pranuar se ky ligj, që doli me aq vështirësi nga Kuvendi i Maqedonisë, po aq do t'i sfidojë partitë politike në ballafaqim me Gjykatën Kushtetuese, ku do ta "dërgojë" VMRO-DPMNE-ja opozitare. Pra, ligji për gjuhët do të ketë mjaft peripeci në fazën e dytë të të qenit i plotfuqishëm. Kjo parti opozitare maqedonase "po vajton" që ligji i iku prej dore, si atu para shqiptarëve në periudhën e ardhshme për t'u kthyer në pushtet", thotë për Zhurnal, Ismail Arsllani, analist.

Sipas tij, partitë shqiptare në pushtet pritet në të ardhmen të gjenden para sfidës për zgjidhjen e statusit social të familjeve të dëshmorëve dhe të ushtarëve të UÇK-së, që në një fazë të re (të zgjedhjeve), do të jetë objekt pazaresh. 

"Mbetet për realizim të plotë synimi i përfaqësimit të shqiptarëve në poste të larta, institucione dhe administratë, ndarja e drejtë përpjesëtimore e buxhetit të shtetit, decentralizimi i nivelit më të lartë të pushtetit lokal, një shkallë më e lartë e punësimit të shqiptarëve etj", nënvizoi Arsllani.

Nga ana tjetër, analisti dhe opinionisti Petrit Menaj thekson se miratimi i ligjit të gjuhëve si dhe përmbysja e regjimit nacionalist të Grujevskit është një eksperiencë që duhet çuar përpara.

"Miratimi i ligjit të gjuhëve si dhe përmbysja e regjimit nacionalist të Grujevskit është një eksperiencë që duhet çuar përpara. Kjo eksperiencë tregonë se kur shqipëtarët bashkohen, nuk ka kala që nuk merret. Sfidat janë të shumta, sepse miratimi i ligji të  gjuhëve nuk është gjë që u arrit për kohën e kësaj qeverisje, por  është një luftë e gjatë e bërë për realizimin e Marrëveshjes së Ohrit", theksoi për Zhurnal, Petrit Menaj, analist. 

Ai është i mendimit se sfida kryesorë është unifikimi i veprimit politikë për të zbardhur gjithë proceset e montuata ndaj shqiptarëve si dhe lufta për zbardhjen e përgjimeve në lidhje me luftën ndaj korupsionit gjë që do të pastrojë politikën shqipëtare në Maqedoni në lidhje me korrupsionin në Ballkan.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 19.03.2018, 15:30  | D.J. | 2,830 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Burrë e grua nga Maqedonia pësojnë aksident të rëndë në Zvicër
Shqipëria kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA-ve dhe NATO-s, nis zbarkimi i arsenalit
Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak
Adnan Idrizi depërton në El Bab të Sirisë, ja imazhet që sjell nga atje
8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.