Të mërkurën mbahen “Mbrëmjet poetike”
kulture
Të mërkurën mbahen “Mbrëmjet poetike”

Të mërkurën mbahen “Mbrëmjet poetike”

Shkup, 19 mars – Të mërkurëm më 21 mars me fillim në ora 19 në Hamamin e Daut Pashës- Shkup, do të mbahen “Mbrëmjet Poetike” të organizuar nga Fondacioni Albiz, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, 21 mars.

Në këtë mbrëmje do të prezantohen pesëmbëdhjetë poezi të përzgjedhura nga konkursi letrar në poezi i cili ka qenë i shpallur nga Fondacioni Albiz. Me këtë rast do të shpallen fituesit e katër çmimeve të para nga të cilat 3 (tre) nga juria dhe çmimi i publikut për interpretim më të mirë.

© ZHURNAL 19.03.2018, 12:58 | D.J. | 1,838 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."