Padi penale kundër dy tetovarëve, ishin prezantuar si inspektorë të DSK-së
kronika
Padi penale kundër dy tetovarëve, ishin prezantuar si inspektorë të DSK-së

Padi penale kundër dy tetovarëve, ishin prezantuar si inspektorë të DSK-së

Tetovë, 19 mars - Është ngritur padi penale kundër dy personave nga komuna e Jegunovces, pasi të njejtit, nën ndikim të alkoolit, janë paraqitur sikur inspektorë të DSK-së në disa lokale në Tetovë. 68 vjeçari M.J dhe 28 vjeçari D.S dyshohen për "mbajtje pa leje të armëve apo materiale spërkatëse", njofton Zhurnal.

"Më 10.04.2017 rreth orës 02:00 në një objekt hotelierik pa firmë në një fshat në Kopancë të Tetovës, në pronësi të S.T, të denoncuarit nën ndikim të alkoolit, duke u paraqitur si inspektorë të DSK-së, janë përpjekur të legjitimojnë mysafirët në objekt, me çka kanë nxjerrë armët e tyre. Pas intervenimit të nëpunësve policor, tek njëri prej tyre është gjetur revolver "Zastava" dhe gjashtë plumba, ndërsa tek tjetri një "Mauser" me karrikator të zbrazët dhe tetë gëzhoja të përdorura të kalibrit 9mm", njoftojnë nga MPB./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 19.03.2018, 12:00 | Z.H. | 2,047 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."