Shkup: Bie dritarja e klasës dhe theu supet e nxënëses 11 vjeçe
kronika
Shkup: Bie dritarja e klasës dhe theu supet e nxënëses 11 vjeçe

Shkup: Bie dritarja e klasës dhe theu supet e nxënëses 11 vjeçe

Shkup, 19 mars – Një shkupjan gjatë fundjavës së stacionin policor të Karposhit ka deklaruar se me 15 mars vajza e tij ka thyer super për shkak se derisa ka qenë në shkollë mbi të ka rënë dritarja, njofton Koha.

Sipas deklaratës, derisa 11 vjeçarja ka qenë në orë mësimore, mësuesja ka tentuar ta hap dritaren e klasës, e njëjta ka dalë prej vendi dhe ka rënë mbi nxënësen, e cila ka qenë e ulur rreth dritareve dhe e ka goditur në supin e majtë.

Pas mbarimit të orëve mësimore ajo është ankuar nga dhimbjet në supin e majtë dhe pas kontrollimeve në spitalin 8 Shtatori, është konstatuar thyerje e eshtrave të supeve.

© ZHURNAL 19.03.2018, 11:33 | D.J. | 2,119 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."