Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median ..
Bashkëpunimi pozitë-opozitë, Analistët: Lufta për pushtet është kuptuar gabimisht nga..
Mulltanovski: Çështja e emrit, kyçe për stabilitetin e rajonit
« INSIDE » Dy kryefamiljare kërkojnë ndihmë, jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira
Euro deputetët apelojnë që Greqia të lëshojë pe: BE urgjentisht të përfshihet në zgjidhjen e çështjes së emrit
European-Commission.jpg

Shkup/Bruksel, 18 mars - Vizita e ministrit të jashtëm grek Nikos Kocijas në Shkup të mërkurën e ardhshme do të thotë se procesi i negociatave për emrin është drejtë fundit, vlerësoi eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski. Sipas tij, të dyja anët janë tërhequr paksa nga kërkesat fillestare. Ai tha se qytetarët e Maqedonisë kanë të drejtën e tyre për ta emëruar vendin e tyre. Xhambaski, që njëherë është edhe zëvendëskryetar i komisionit të përbashkët të parlamentit Evropian dhe Republikës së Maqedonisë, tha se është koha që Greqia të lëshojë pe në lidhje me çështjen e emrit.

“Tani është koha që kolegët dhe partnerët tanë grek që të tërhiqen pakës dhe të tregohen më miqësor në aspekt të zgjidhjes së kësaj çështje me emrin. Kanë kaluar më shumë se dy dekada dhe mendoj së është mjaftë më”, u shpreh Angel Xhambaski, Eurodeputet Bullgar.

Nga ana tjetër, eurodeputetja kroate Ruzha Tomashiq tha se nëse nuk arrihet një zgjedhje e emrit, atëherë Bashkimi Evropian duhet të ndërhyjë. Sipas saj, Bashkimi Evropian duhet që tani të ulet me dyja palët dhe të gjejnë një zgjedhje të përbashkët.

“Mendoj se BE duhet të përfshihet në mënyrë të drejtpërdrejtë, sepse qytetarët e Maqedonisë për një kohë të gjatë po mundohen të vazhdojnë me jetët e tyre dhe kjo është një pengesë për ta. Mendoj se Bashkimi Evropian duhet të përzihet, të ulet dhe të flasë me dyja palët dhe më në fund të vendosin për emrin, me qëllim që Maqedonia të mund të lëvizë përpara”, tha Ruzha Tomashiq, Eurodeputete Kroate.

Për dy anëtarët e Parlamentit Evropian, zgjidhja e çështjes së emrit do të ndikojë në zhbllokimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë, por edhe të gjithë rajonit. Ndryshe, Ministri i jashtëm grek, Nikos Kocijas është paralajmëruar se do të vijë në Maqedoni më 22 mars, me aeroplanin e parë që do të aterojë në Shkup nga Athina. Sipas mediave greke, ai me vete do të sjellë propozimin final të palës greke për emrin.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.03.2018, 23:00  | T.E. | 2,090 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Burrë e grua nga Maqedonia pësojnë aksident të rëndë në Zvicër
Shqipëria kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA-ve dhe NATO-s, nis zbarkimi i arsenalit
Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak
Adnan Idrizi depërton në El Bab të Sirisë, ja imazhet që sjell nga atje
8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.