PROJEKTLIGJI PËR NOTERËT Shehu: Të lihet alternativë zgjidhje për qytetarët; Mehmeti: Kemi autorizim vetëm për ndihmë juridike
maqedonia
Projektligji për noterët Shehu: Të lihet alternativë zgjidhje për qytetarët; Mehmeti: Kemi autorizim vetëm për ndihmë juridike

Projektligji për noterët Shehu: Të lihet alternativë zgjidhje për qytetarët; Mehmeti: Kemi autorizim vetëm për ndihmë juridike

Shkup, 18 mars - Për avokatët është e papranueshme që ligjerisht të përjashtohen nga proceduar noteriale. Nga ana tjetër noterët I përkrahin ndryshimet me arsyetimin se qytetarët do të kursjenë dhe nuk do dëmtohen sic është bërë deri më tani me ligjin aktual. Noteri Muhamed Shehu, vlerëson se duhet ti lihet hapsirë qytetarit që të zgjedh vetë  për lidhjen e një kontrate se a do të shkojë tek noteri apo avokati dhe kjo sipas tij do ishte variant më e lire.
 
“Së paku të lihet alternative që qytetarët të ygjedhin vet se a do të shkojë të bëjë kontratën te avokati apo tek noteri. Ajo është kryesorja, që qytatari të ketë alternativë në rastëse e ka më lirë të shkojë te avokati dhe jo ajo që insiston Oda e Avokatëve, të mos u lihet alternativë qytetarëve, atëherë do shihet mashtrimi që u bëhet qytetarëve në aspektin material më ligjin actual”, tha Muhamed Shehu, noter.
 
Ndërsa avokati Skender Muhameti, thekson se në propozim ligjin e ri parashihet që noterët të jenë përpilues të kontratave, por dhoma e avokatëve e kundërshton këtë sepse avokatët janë të autorizuar për dhënien e ndihmës juridike.
 
“Çdonjëri të bëjë punën e vet. Avokatët janë aty për të mbrojtur interest e qytetarëve dhe puna tjetër duhet tju lihet noterëve… absolutist nuk është e vërtetë se çmimi apo aspekti ekonomik do jetë më i lire se më pare”, tha Skender Mehmeti, avokat.
 
Kryeministri Zaev ditë më pare vlerësoi se edhe noterët por edhe avokatët në segmente të caktuar kanë të drejtë dhe se Qeveria do ti dëgjojë të dyja palët. Qeveria sipas tij do ketë parasysh edhe praktikën ndërkombëtare dhe zgjidhja e re ligjore gjithsesi do të duhet të jetë nga ana e qytetarit dhe interesit të tij.

© ZHURNAL 18.03.2018, 14:10 | T.E. | 3,447 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."