Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median ..
« Zhurnal mëson » Bullgaria kërkon që të ketë konsull nderi në Shkup, Orce Kamçev
Mogherini para deputetëve: Jeni në rrugën e drejtë, në të ardhmen do të ketë edhe arr..
« Ekspertët » Raporti real, të vazhdojnë reformat
Talenti i Kanitës po sheh dritë jeshile edhe nga popujt e huaj
29339792_578295809202393_7243376484012785664_o.jpg

Thuhet se rrethi ku lindesh dhe zhvillohesh, ndikon në talentin dhe kapacitetin e individit, e në të vërtetë ashtu është. Kjo thënie i rri më tepër se kujtdo artistes sonë shkupjane, këngëtares Kanita Suma. Për fatin e saj të mirë, muzikën e trashëgoi nga familja, gjë e cila i ndihmoi talentit të saj, të promovohet në hapa të sigurtë. Fillimisht u prezantua para jurisë së “X Factor Albania 2012”, ku ra në sy si një artiste që premtonte cilësi, e fill pas kësaj vijoi videoklipi i saj i parë “Ëndrra ime”. U punuan disa projekte cilësore, për t’i hapur shteg bashkëpunimit të frytshëm me artisten e mirënjohur Leonora Poloska të titulluar “Digjem për ty”, pastaj “Falje s’ka” u punua në bashkëpunim me këngëtarin Daim Lala, ndërsa sukseset e kësaj artisteje 16 vjeçare e morën përpjetën në momentin kur menaxhimin e saj e mori përsipër moderatori “mjeshtër” Arian Demolli. "Don't let me go" ishte kënga që bëri bujë të madhe në shtete të ndryshme të Evropës. Së fundmi, Kanita punoi videoklipin e ri “They sad”, i liçensuar nga kompania greke “314 records”, e siç vërehet, talenti dhe puna e parreshtur e Kanitës po i zgjerojnë kufinjtë e jehonës së këngëve të saj. /Arsim Kolari/

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 18.03.2018, 10:12  | T.E. | 722 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median dhe fjalën e lirë
Panik i madh për pitonët: ‘Ne nuk mund ta kufizojmë numrin e tyre’
“Ecolog”, hap konkurs për punë! Apliko! (Dokument)
Befason ish kryeministri Gruevski, tregon se kur mund të arresohet
Gjermania ofron mundësi punësimi, shumica e qytetarëve të gatshëm për të lëshuar vendin
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.