Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median ..
Bashkëpunimi pozitë-opozitë, Analistët: Lufta për pushtet është kuptuar gabimisht nga..
Mulltanovski: Çështja e emrit, kyçe për stabilitetin e rajonit
« INSIDE » Dy kryefamiljare kërkojnë ndihmë, jetojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira
Artisti Viktor Ferraj sjell ekspozitën “Centaur”, me punime qeramike dhe tablo që prezantohen për herë të parë
centaurrr_ekspozita_faqe_18-1.jpg

“Centaur” titullohet ekspozita personale e artistit Viktor Ferraj, që është çelur për publikun në galerinë e artit FAB. Kuruar nga Petraq Papa, punimet në qeramikë dhe tablo pikture prezantohen për herë të parë. Artisti Viktor Ferraj përmes figurës mitologjike Centauri, na sjell ndërthurjen e njeriut të kohëve moderne me teknologjinë. Përmes punimeve në skulpturë dhe pikturë ai na fton të reflektojmë mbi shpirtin. Artisti Ferraj risjell në kujtesë faktin se në botën antike ky lloj bashkimi mes njeriut edhe kafshës shprehte vitalitetin, forcën dhe energjinë, që natyra i jepte atij dhe ai ndihej pjesë e saj. Ai tregon se që në periudhën që ka qenë në Itali, kishte idenë që të krijonte një strukturë në një ekspozitë të tillë, e cila përmblidhte idenë e Centaurit. Por kjo e parë nga një këndvështrim kontemporan, në një këndvështrim aktual. “Përzgjodha figurën mitologjike, sepse është simbol i simbiozës i lidhjes mes dy qenieve. Meqë kjo pak a shumë është alegori, një lloj forme për të shprehur varësinë ose atë pjesë që njeriu brenda vetes nuk e governon dot, është një pjesë tjetër që ai e bën të vetën, por nuk është e tij. Përshembull identifikohet me natyrën, me kafshët, identifikohet siç ka qenë në antikitet, ndjehesh si pjesë e natyrës. Si pjesë e tyre ndjehej sepse i zëvendësonte me ato karakteristika siç ishte energjia, eleganca, shpejtësia, sepse nuk është vetëm figura e kalit të Centauri është dhe figura e luanit, apo dhe figura të tjera. Gjithë energjitë e natyrës ai duket sikur donte ti përmblidhte te identiteti i tij”, shprehet artisti për punimet në ekspozitën e çelur në galerinë e artit FAB. Në fytyrat e personazheve dhe objekteve që artisti ka krijuar, dallohet dhe rikthimi i centaurëve të rinj. Centauri vjen këtë herë pa trup kali apo rrota motorri, por si një krijesë e përzier në kërkim të një harmonie të re. “Por sot kjo është diçka që në periudhat moderne njeriu ka superuar natyrën, gati e manipulon, e rikrijon natyrën me objekte dhe sende dhe janë këto që bëhen pjesë e tij. Në një farë mënyre është një rikrijim i centaurit, por në një plan tjetër ”, pohon piktori Ferraj. Artisti, me ekspozitën e tij personale sjell punët e tij, përmes gërshetimit dhe ndjesisë së tij artistike, punime që publike do ti gjejë në galerinë FAB dhe në ditët në vijim.

 

 Njeriu në raport me atë që krijon

 

Artisti Viktor Ferraj pohon se ekspozita “Centaur” është në vazhdim të “Habitat”, që u çel një vit më parë. “Ekspozita që për publikun është me punime që prezantohen për herë të parë, vjen si vazhdimësi e “Habitat”, sepse mbetet raporti i njeriut me atë që krijon. Në rastin e parë ishte me urbanizimin dhe dendëzimin që ai krijonte rreth vetes, dhe në këtë rast është në raportin me objektet dhe kjo është dhe ndryshimi në planin simbolik të ekspozitës”, pohon mes të tjerave artisti Viktor Ferraj. Punimet në qeramikë dhe tablo pikture siç u shpreh vetë artisti janë realizuar përgjatë harkut kohor të një viti. “Teknikat e punëve janë qeramikë, tablotë janë gjithashtu teknikë e përzier edhe pse janë në teknikën e pikturës me akrilik. Janë punime që ekspozohen për herë të parë dhe është në një punë që e kam bërë përgjatë një viti, edhe pse për këtë ekspozitë kisha idenë e viteve më parë”, vijon mes të tjerave artisti Viktor Ferraj. Për shumë vite artisti ka jetuar dhe zhvilluar aktivitetin në Itali, tashmë që është në Shqipëri ai sjell për publikun vepra, të cilat janë përzgjedhur nga krijimtaria e tij ndër vite dhe sipas tij vijnë dhe si një lloj të asaj gjendje, që ai shikon njeriun./SotNews

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.03.2018, 09:12  | Z.H. | 711 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Burrë e grua nga Maqedonia pësojnë aksident të rëndë në Zvicër
Shqipëria kryeqendra e Ballkanit për bazat e SHBA-ve dhe NATO-s, nis zbarkimi i arsenalit
Vrasja që tronditi Jugosllavinë, Aziz Kelmendi vrau 4 ushtarë gjatë shërbimit ushtarak
Adnan Idrizi depërton në El Bab të Sirisë, ja imazhet që sjell nga atje
8-vjeçarja në skamje: S’kërkojmë kurrë çokollata, babi na i blen për ditëlindje
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.