Man City i ‘prish’ punë Barcelonës për Griezmannin
sport
Man City i ‘prish’ punë Barcelonës për Griezmannin

Man City i ‘prish’ punë Barcelonës për Griezmannin

Manchester City ka hyrë në garë për Antoine Griezmannin.

Sipas “Diario Gol”, Pep Guardiola dëshiron t’ia prishë planet Barcelonës duke e transferuar në Premierligë sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann, transmeton Gazeta Express.

 

Përderisa thuhet se Harry Kane është objektivi kryesor i Manchester City, Griezmann duket të jetë zgjedhja e dytë e Guardiolas dhe mësohet se klubi anglez mund të përdorë edhe Sergio Agueron si pjesë të marrëveshjes për ta mposhtur Barcelonën.

 

Griezmann ka bërë këtë edicion 37 paraqitje për Atleticon në të gjitha garat, duke realizuar 22 gola – 16 kanë ardhur në La Liga.

© ZHURNAL 17.03.2018, 09:03 | Z.H. | 1,529 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."