Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median ..
« Zhurnal mëson » Bullgaria kërkon që të ketë konsull nderi në Shkup, Orce Kamçev
Mogherini para deputetëve: Jeni në rrugën e drejtë, në të ardhmen do të ketë edhe arr..
« Ekspertët » Raporti real, të vazhdojnë reformat
EuroNikel: Filloi pagesa e kreditorëve në FENI industri
132613270.jpg

Shkup, 16 mars - Më shumë se 100 kreditorë të Feni Industri janë në proces të pagesës, marrëveshjet janë nënshkruar dhe tanimë janë bërë pagesat e para, ndërsa kreditorët e fundit të mbetur janë në proces të dorëzimit të kërkesave të tyre deri te EuroNikel, thonë nga kompania e cila menaxhon me kombinatin. 

"Pasi që EuroNikel i rifilloi kapacitetet e prodhimit dhe filloi me sukses me prodhimtarinë në fabrikë, tani ndërmerr hapa strategjike, afatgjatë, investuese për stabilitetin, avancimin dhe zhvillimin e kompanisë. Me këtë, EuroNikel vazhdon në rrugën për dalje më të shpejtë të Feni industri nga falimentimi përmes ristrukturimit të organizuar", porositin nga EuroNikel.

Drejtori për Maqedoninë i EuroNikel Gerasim Kujunxhiev është shprehur i kënaqur për nënshkrimin e marrëveshjes me bankat dhe kreditorët e tjerë, me çka, siç theksoi, konfirmohet angazhimi i tyre dhe planet serioze dhe afatgjatë si investitor në kombinat.

"Deri më tani kemi përgatitur më shumë se njëqind marrëveshje me kreditorët, ndërsa me të tjerët çdo ditë jemi në kontakt, me qëllim që t'i përshpejtojmë pagesat. Prioriteti ynë kryesor është kompletimi i kërkesave të kreditorëve dhe dalja e FENI-t nga procesi i falimentimit", tha Kujunxhiev.

Qëllimi i GSOL dhe Euronikel porosit Markos Kamhis, drejtori i GSOL, kompania amë e Euronikelit, është shfrytëzimi i të gjitha diturive dhe ekspertizës, të cilat i posedojnë si investitor i pranuar dhe me përvojë në industrinë e metaleve, si dhe me burimet financiare dhe kapacitetin operativ, ta vërtetojnë statusin e FENI-t si prodhues strategjik në vend si dhe lider në industrinë e feronikelit në Evropë dhe më gjerë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.03.2018, 18:05  | T.E. | 1,287 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
Zoti Ahmeti, kërkuat emra, shkarko ministrin e ekonomisë Bekteshin, kërcënojë median dhe fjalën e lirë
Panik i madh për pitonët: ‘Ne nuk mund ta kufizojmë numrin e tyre’
“Ecolog”, hap konkurs për punë! Apliko! (Dokument)
Befason ish kryeministri Gruevski, tregon se kur mund të arresohet
Gjermania ofron mundësi punësimi, shumica e qytetarëve të gatshëm për të lëshuar vendin
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.