ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Kulturë
Agnus Dei fiton çmimin e 100-të jubilar

Filmi kosovar “Agnus Dei” me skenar dhe regji të Agim Sopit, është shpallur si Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë / Mejor Largometraje de Ficcion/ në “El Festival de Largos y Cortos de Santiago”, Santiago de Chile, i cili ka përfunduar të martën me mbrëmjen solemne të

auto_auto_agnusdei15171584421521062115.jpg

Filmi kosovar “Agnus Dei” me skenar dhe regji të Agim Sopit, është shpallur si Filmi më i mirë i metrazhit të gjatë / Mejor Largometraje de Ficcion/ në “El Festival de Largos y Cortos de Santiago”, Santiago de Chile, i cili ka përfunduar të martën me mbrëmjen solemne të ndarjes së çmimeve në Republikën e Kilit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

 

Filmi kosovar ‘Agnus Dei’ ka fituar edhe Çmimin e Fotografisë më të mirë /Mejor Fotografia/ i cili shkon për drejtorin e fotografisë, Menduh Nushi, transmeton Koha.net. .

 

“Festivali pesëditor i cili ka bërë emër në Santiago de Chile, ka arritur të tubojë më shumë se 10.000 shikues dhe më shumë se 200 kineast të ftuar nga rajoni e bota. Në natën finale, juria ndërkombëtare e përbërë nga shtatë anëtarë ka vlerësuar 42 filma të përzgjedhur në programin zyrtar dhe ka ndarë këto çmime: Për Filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër, çmimin e ka fituar ‘Ancentor’s Day’ të Nataliya Stoltidis nga Rusia, për filmin më të mirë dokumentar çmimin e ka fituar ‘Diez Historias en Abril’ i regjisorit Fabricio Teran Velez nga Ekuadori, për filmin më të mirë eksperimental, çmimin e ka fituar filmi ‘Alchemy’ i regjisorit Brandon Polanco nga Shtetet e Bashkuara, kurse për filmin më të mire të metrazhit të gjatë çmimin e ka fituar filmi ‘Agnus Dei’ i Agim Sopit nga Kosova”, thuhet në komunikatë.

 

Më tutje thuhet se në kategoritë individuale, çmimin e skenarit më të mirë e ka fituar Marco Stefano për filmin ‘Diario Olvidado’ nga Kili, aktori më i mirë është shpallur Ian Kevin Scott për filmin ‘Alchemy’ nga SHBA, aktorja më e mirë Violeta Orgaz për filmin ‘Llegar’, regjisori më i mirë Hong Heng Fai për filmin ‘Crash’, kurse drejtori më i mirë i fotografisë Menduh Nushi për filmin ‘Agnus Dei’.

 

Në mungesë të autorëve nga Kosova, në emër të Komitetit Artistik të Festivalit, çmimet për filmin kosovar i ka pranuar Maryoris Acosta Perez. Vlen të përmendet se në mesin e emrave të njohur të kineastve kilian, pjesë e Komitetit Artistik të Festivalit Santiago de Chile, është edhe regjisori Sebastian Lelio fitues i Çmimit Oskar për filmin më të mire të huaj 2018 “A Fantastic Woman”.

 

“Filmi Agnus Dei i cili trajton dramën e përsëritshmërisë së fatit dhe i cili ambientohet në luftën e Kosovës, duke qenë pjesë e më shumë se 210 festivale ndërkombëtare dhe duke fituar 100 çmime kinematografike ka arritur të jetë filmi më i shpërblyer në gjithë kinematografinë e Ballkanit”, thuhet në komunikatë

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.03.2018, 10:26  | Z.H. | 1,018 i lexuar

 

 

 

Sot bëhen 21 vjet nga rënia e dëshmorit Adrian Krasniqi

Sot bëhen 21 vjet që nga rënia e dëshmorit, Adrian Rexhep Krasniqi.

Ai ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të UÇK-së në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe dhe është ushtari i parë i renë më uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 11:26  | Z.H. | 542 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.