Ues Miçel në Shkup në bisedime për emrin dhe për NATO-n
maqedonia
Ues Miçel në Shkup në bisedime për emrin dhe për NATO-n

Ues Miçel në Shkup në bisedime për emrin dhe për NATO-n

Shkup, 12 mars  – Mbështetje nga SHBA-ja për aspiratat euro-atlantike të Maqedonisë, për negociatat të cilat vendi i zhvillon me Greqinë për kontestin për emrin, por edhe apel deri te Qeveria e Maqedonisë për zbatimin e reformave për përforcim të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe lirisë së mediave, do të përcjellë ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçel, i cili nesër vjen në Shkup.

Miçel në Shkup, do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e  Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Për kontestin me emrin pritet të bisedohet edhe në takimet që ndihmësi i sekretarit shtetëror amerikan më 15 mars në Athinë do t’i ketë me përfaqësuesit e Qeverisë së Greqisë. Sipas paralajmërimit nga Stejt departamenti, Miçel me autoritetet greke do të bisedojë edhe për thellimin e marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Greqisë, përforcim të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e mbrojtjes, energjetikës, tregtisë dhe investimeve.

Miçel prej dje e filloi turneun e tij në vendet e Ballkanit, e cila do të zgjasë deri më 17 mars. Ai dje ishte në Prishtinë, sot në Shkup, ndërsa pastaj do t’i vizitojë Beogradin, Athinën dhe Nikoznë.

© ZHURNAL 13.03.2018, 09:21 | D.J. | 1,011 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."