Eleni Fureira: E turpshme të më thonë ik me Shqipërinë në Eurovision
shqiperia
Eleni Fureira: E turpshme të më thonë ik me Shqipërinë në Eurovision

Eleni Fureira: E turpshme të më thonë ik me Shqipërinë në Eurovision

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Fureira, e njohur gjerësisht në Greqi dhe Qipro, ka deklaruar për mediat helene se “është turp që të thonë ik me Shqipërinë në Eurovision”.

Pohimi i Fureira, u bë gjatë një interviste në televizionin shtetëror qipriot, ku ajo foli mbi pjesëmarrjen e saj në Eurovision si përfaqësuese e Qipros.

 

“Kur shkon në një shtëpi diskografike për të bërë një këngë apo videoklip kënge, të flakin duke thënë se je nga Shqipëria dhe thua po tani ç’të bëj, mesa duket nuk e ëj dot ëndrrën time realitet, vetëm se jam shqiptare”, - tha Fureira, duke apeluar:

“Kjo duhet të ndalet. Është e turpshme që bota të dëgjojë deri dhe fëmijë që të thonë: “Je shqiptare, shko me Shqipërinë në Eurovision”.

© ZHURNAL 13.03.2018, 20:52 | T.E. | 2,637 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."