Debat: Bashkëpunimi mes qeverisë dhe sektorit civil
maqedonia
Debat: Bashkëpunimi mes qeverisë dhe sektorit civil

Debat: Bashkëpunimi mes qeverisë dhe sektorit civil

Shkup, 13 mars - Qeveria e RM-së në përputhje me masat e planit 3-6-9 është e përqendruar në ndërtimin e transparencës dhe dialogut inkluziv me qytetarët dhe sektorin civil në formë të vazhdueshme, deklaroi zëvendëssekretari i Qeverisë, Tahir Hani, në debatin kushtuar institucionalizimit të mekanizmave strukturore për bashkëpunim mes qeverisë dhe sektorit civil.
 
Si partner i barabartë dhe korrektues i vendimeve, shoqëria civile duhet të participojë në krijimin e politikave, të sugjeroj; dhe të kritikojë, tha Hani.
 
“Pjesë e masave kyçe në këtë plan është sjellja e këshillit funksional për bashkëpunim me sektorin civil dhe sjelljen e strategjive për bashkëpunim të qeverisë me sektorin civil me planin aksional për periudhën 2018-2020. Zhvillimi i sektorit civil në shoqëri është e rëndësishme për vlerat demokratike të vendit dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve”,- deklaroi zëvendëssekretari i Qeverisë, Tahir Hani. 
 
Partner i Sekretariatit gjeneral të Qeverisë në sjelljen e këtyre aktiviteteve është Zyra për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare e Republikës së Kroacisë që ka përvojë të mjaftueshme sa i përket dhënies së masave për përmirësimin e kushteve dhe partneritet me sektorin civil. 
 
“Krijimi i një mjedisi për zhvillim të sektorit civil është një nga kushtet për krijimin e standardeve demokratike dhe sistem politik të një vendi. Qeveria e Kroacisë ka shqyrtuar rëndësinë e ndërtimit të strategjisë kualitative për mjedis të përshtatshëm të zhvillimit të sektorit civil”,- u tha nga Zyra për Bashkëpunim me Organizatat Joqeveritare e Republikës së Kroacisë.
 
Qëllimi i tuining projektit është miratimi i Këshillit funksional për bashkëpunim për zhvillimin e sektorit civil dhe përpilimin e planit real për sjelljen e strategjisë së bashkëpunimit të qeverisë me sektorin civil për periudhën 2018-2020.

© ZHURNAL 13.03.2018, 20:02 | T.E. | 1,843 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."