Mbështetje nga OSBE për zhvillimin e platformës për ballafaqim më të mirë me çështjet e migracionit
maqedonia
Mbështetje nga OSBE për zhvillimin e platformës për ballafaqim më të mirë me çështjet e migracionit

Mbështetje nga OSBE për zhvillimin e platformës për ballafaqim më të mirë me çështjet e migracionit

Shkup, 13 mars - Përpilimi i një platforme për koordinim dhe komunikim të drejtpërdrejtë ndërmjet organeve për përndjekje dhe të gjitha institucioneve të involvuara qeveritare është kyç për ballafaqimin më të mirë me situatat e mundshme të krizave me migracionin, porositën pjesëmarrësit në diskutimin në tryezën e rrumbullakët në Shkup të organizuar nga Misioni i OSBE-së.

Në këtë diskutim morën pjesë rreth 35 përfaqësues të institucioneve shtetërore, agjenci kombëtare, organizata ndërkombëtare dhe organizata qeveritare të cilët dhanë rekomandimet për Planin e detajuar për situata të jashtëzakonshme lidhur me migracionin.

"Do të vazhdojmë që ta ndihmojmë vendin të përgatitet për çdo krizë eventuale të migracionit, duke ndihmuar autoritetet kombëtare në hartimin e një plani kombëtar të bazuar në praktikat dhe udhëzimet më të mira ndërkombëtare", tha Maria de Benito Rodrigez, këshilltare për migracionin dhe sigurinë e refugjatëve në Misionin e OSBE në Shkup.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska, theksoi se tribuna e sotme mund të ndihmojë në zhvillimin e një plani më të mirë dhe gjithëpërfshirës për situata të jashtëzakonshme lidhur me migracionin, në bazë të përvojës së fituar gjatë viteve.

"Migracioni vazhdon përgjatë viteve dhe krizat që dalin nga lëvizjet e tilla kanë treguar se është vërtetë e vështirë, pothuajse e pamundur, të gjejmë një përgjigje të unifikuar dhe të standardizuar për të gjitha flukset e migracionit, sepse çdo lëvizje e njerëzve dhe çdo krizë eventuale është specifike dhe karakteristike në elemente dhe sfida të ndryshme që janë karakteristike vetëm për atë krizë", tha Nestorovska.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Elena Grozdanova potencoi se ndihma e donatorëve ka qenë kyçe për ballafaqim të suksesshëm të krizës me migracionin. 

"Ballafaqimi i suksesshëm i krizës së migracionit, i cili u konfirmua nga disa raporte ndërkombëtare, nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e madhe të donatorëve. Për më shumë se një milionë njerëz të cilët kaluan përmes vendit tonë, mund të konstatojmë se mbrojtja dhe mbështetja humanitare që iu ofruan atyre ishin në një nivel të kënaqshëm”, tha Elena Grozdanova.

Diskutimi i sotëm është pjesë e përpjekjeve të Misionit për promovimin e qasjes së bazuar në viktimën dhe të drejtat e njeriut kundrejt sfidave të paraqitura nga flukset e migracionit.

© ZHURNAL 13.03.2018, 20:20 | T.E. | 1,249 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."