Logos-A shpërndan libra në shkollat shqipe të fshatrave të Velesit
maqedonia
Logos-A shpërndan libra në shkollat shqipe të fshatrave të Velesit

Logos-A shpërndan libra në shkollat shqipe të fshatrave të Velesit

Veles, 13 mars - Shtëpia Botuese Logos-A vazhdon me projektin e shpërndarjes së librave nëpër ato fshatra ku më parë askush nuk kish ndërmarrë një aktivitet të tillë.

Së fundmi karvani i dhurimit të librave u ndal në shkollat shqipe në fshatrat e rajonit të Velesit. Tanimë titujt e Shtëpisë Botuese Logos-A, arritën në bibliotekat e shkollave në Jabollqisht, Buzallakovë, Slivnik etj. Nxënësit dhe arsimtarët e shkollave përkatëse me një entuziazëm të jashtëzakonshëm pritnin dhurimin e librave.

“Kjo është një ditë mjaft e lumtur për shkollën tonë, që nga koha kur është hap shkolla fillore, neve askush nuk na ka dhuruar libra deri më sot”, deklaroi ndër tjerash një mësues i shkollës fillore në fshatin Jabollçisht i Epërm.

Ju kujtojmë se Shtëpia Botuese Logos-A, me rastin e ditës së 7 Marsit, së bashku me SHB Shkupi, dhe Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë, bën shpërndarjen e librave thuajse në nëpër të gjitha shkollat ku mësohet shqip në Republikën e Maqedonisë.

© ZHURNAL 13.03.2018, 19:03 | T.E. | 1,717 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."