ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Shqiptarët ngadalë po marrin "hisen" e tyre në Polici

Numri dy i policisë së Maqedonisë pranoi se mungesa e shqiptarëve në njësitë elitare ka qenë për shkak të përkatësisë

01022018194510_web_img_0358.jpg

Shkup, 13 mars - Numri dy i policisë së Maqedonisë pranoi se mungesa e shqiptarëve në njësitë elitare ka qenë për shkak të përkatësisë etnike. Por Nuhiu premtoi se nga viti i ardhshëm do të pranojnë shqiptarë në njësitin elitar “Tigrat”.

“Unë nuk mund të futem tek shkaqet por me siguri që ka pasur shkaqe të natyrave të ndryshme duke mos përjashtuar edhe paragjykimet mbi baza etnike. Unë premtoj që në përvjetorin e ardhshëm sigurisht që do të kemi të inkuadruar edhe shqiptar”, u shpreh Agim Nuhiu, zv. Ministër i brendshëm.

Ndryshe, Nuhiu javë më parë emëroi gjashtë zëdhënëse shqiptare në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjegjësisht të sektorëve të MPB në Tetovë, Gostivar, Manastir dhe të tjera.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.03.2018, 17:00  | Xh.I. | 5,784 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | Xh.I. | 5.719 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.