I mituri ther të miturin në Pejë
kosova
I mituri ther të miturin në Pejë

I mituri ther të miturin në Pejë

Prishtinë, 13 mars - Sot rreth orës 12:14 në stacionin e autobusëve në Pejë, një i mitur është therur me thikë, njofton Klan Kosova.

Lajmi për klankosova.tv e ka konfirmuar Driton Rugova, Zyrtar për Informim në Policinë Rajonale të Pejës.

“Jemi informuar se te stacioni i autobusëve në Pejë kishte ndodhur një rast. Patrulla policore menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe aty e kanë kuptuar se i dyshuari i mitur pas një zënke që kishte pasur me viktimën, po ashtu të mitur, i njëjti e kishte sulmuar dhe goditur me thikë”, tha Rugova për Klanin.

“Viktima menjëherë është dërguar në spital. Sipas ekipit mjekësor, gjendja e tij është e qëndrueshme, pra jashtë rrezikut për jetë”.

“Në vendin e ngjarjes janë patrullat dhe hetuesit, si dhe është arrestuar i dyshuari i mitur. Është konfiskuar mjeti i cili dyshohet të jetë përdorur në rast”.

© ZHURNAL 13.03.2018, 14:48 | Xh.I. | 952 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."