Fillon seanca gjyqësore ndaj Shefqet Krasniqi
kosova
Fillon seanca gjyqësore ndaj Shefqet Krasniqi

Fillon seanca gjyqësore ndaj Shefqet Krasniqi

Prishtinë, 13 mars - Ka vazhduar seanca gjyqësore kundër ish-imamit të Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi.

Gjatë kësaj seance është duke dëshmuar inspektori i Administratës Tatimore të Kosovës, Xhemë Shala, lidhur me pikën e akuzës për shmangie nga tatimi.

Ai ka mohuar se imami i Xhamisë së Madhe, Shefqet Krasniqi  ka fshehur të dhënat nga ATK-ja.

“Ato të dhëna që i ka pasur i ka paraqitur’, u shpreh dëshmitari Shala.
Përndryshe, kryetar i trupit gjykues është gjykatësi Beqir Kalludra, i cili kishte dënuar katër aktivistë të VV’së, për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.

© ZHURNAL 13.03.2018, 14:47 | Xh.I. | 1,155 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."