ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Sport
NBA: Rockets fitojnë derbin teksan me Spurs

Hoston Rockets, skuadra më e mirë e sezonit të rregullt në NBA triumfoi 109 – 93 në derbin teksan me San Antonio Spurs, me skuadrën që

ap18072088264467_1520937914-4355906.jpg

Hoston Rockets, skuadra më e mirë e sezonit të rregullt në NBA triumfoi 109 – 93 në derbin teksan me San Antonio Spurs, me skuadrën që drejtohet nga Greg Popovich e cila rrezikon seriozisht renditjen në zonën play off pas tri humbjeve radhazi.

James Harden, rikthehet në superformë pas mungesës ndaj Dallasit për arsye dëmtimi. “Mjekrroshi” shënoi 28 pikë, dha 6 asiste dhe kontrolloi 6 topa poshtë koshit, duke rezultuar baketbollisti me statistikat më të mira të sfidës.

Siguron fitoren e tretë radhazi Oklahoma City Thunder, që kaloi 106 – 101 Sacramento Kings brenda në “Chesapeake Energy Arena”, ku Russell Westbrook realizoi “triple double” e radhës: 17 pikë, 11 asiste dhe 10 rikuperime. Shënuesit më të mirë ishin Carmelo Anthony dhe Paul George me nga 21 pikë.

Milwaukee Bucks hedh një tjetër hap të rëndësishëm për të siguruar zonën play off, pasi mposhti 103 – 121 Memphis Grizzlies në transfertë. Middleton dhe Antetokoumpu ishin inspiruesit e fitores se Bucks, duke shënuar respektivisht 24 dhe 21 pikë.

Nuk ndalet Portland Trail Blazers, që i shkaktoi humbjen e 32-të sezonale Miami Heat 115 – 99. Skenën në “Moda Center” e rrëmbeu Damian Lillard me 32 pikë, 10 asiste dhe 5 rikuperime, ndërsa boshnjaku Nurkic spikati me 27 pikë dhe 16 topa të kontrolluar poshtë koshit. Për skuadrën nga Florida Dragic ishte më i miri me vetëm 23 pikë./SS

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.03.2018, 14:39  | Xh.I. | 774 i lexuar

 

 

 

Në Ditën e Shkopit të Bardhë, kryetari Taravari në vizitë te Shoqata e të verbërve “Realiteti”

Gostivar, 15 tetor - Në Ditën ndërkombëtare të personave të verbër, kryetrari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari vizitoi zyrën e Shoqatës së personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar “Realiteti” – Gostivar.

“Sot është 15 Tetori, dita botërore e personave të verbër, që njihet si Dita e shkopit të bardhë, andaj e përzgjodhëm pikërisht këtë ditë për të bashkëbiseduar dhe për tu njohur me hallet dhe nevojat anëtarëve të kësaj  shoqate. Më informuan se janë të ftuar në garat në ‘Gold ball' në Sarajevë. Me këtë rast ne si Komunë i mbështesim për udhëtimin dhe qëndrimin atje, si dhe urojmë që të shënojnë sa më shumë fitore. Po ashtu do tua plotësojmë edhe një kërkesë, respektivisht nevojë, do t’ua rinovojmë mjediset e Shoqatës së shpejti, menjëherë  pas përfundimit të tenderit” – theksoi kryetari Taravari.

Kryetari i shoqatës Realiteti , Xhevat Fejzuli, shprehu kënaqësinë për vizitën e dytë të kryetarit Taravari, si dhe shprehu falënderime për përkrahjen e vazhdueshme.
“Shoqata jonë numëron 62 anëtarë. Falënderojmë kryetarin që na mundëson pjesëmarrjen në garat në Sarajevë dhe uroj dhe shpresoj se do të shënojmë rezultate të kënaqshme.”, u shpreh kryetari Fejzuli.

Komuna e Gostivarit për anëtarët e shoqatës Realiteti, siguroi fanella me logon e komunës, të cilat do t’i shfrytëzojnë për pjesëmarrje në garat në Sarajevë.

Vlen të theksohet edhe se prej sot, një zyrë në objektin e NP” Komunalec”,  iu dorëzua në shfrytëzim Shoqatës për personat me nevoja të posaçme “Bashkërisht Mundemi “.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 23:04  | Xh.I. | 2.494 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.