21 vjeçari nga Batinca bie në lum me veturë
kronika
21 vjeçari nga Batinca bie në lum me veturë

21 vjeçari nga Batinca bie në lum me veturë

Shkup, 13 mars - Njëzet e një vjeçari R.SH nga fshati Batincë me veturën e tij "Golf" ka rënë në lumin "Markova Rekë" në Draçevë. Rasti ishte paraqitur dje në ora 14:25 në Sektorin për punë të brendshme nga ana e Spitalit të Qytetit "Shën Naum Ohridski", njofton Zhurnal.

"Në spital ishte sjellur R.Sh (21) nga fshati Batincë e Shkupit, i cili ishte lënduar rëndë gjatë një aksidenti rrugor, në të cilën, me veturën etij "Golf" me targa të Shkupit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin "Markova Rekë". Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ana e SPB Shkup. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 13.03.2018, 14:15 | Z.H. | 2,949 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."