Sllovenia jep lajmin e keq, nuk ndërhyjmë në shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën
kosova
Sllovenia jep lajmin e keq, nuk ndërhyjmë në shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën

Sllovenia jep lajmin e keq, nuk ndërhyjmë në shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën

Prishtinë, 13 mars - Ministri i Jashtëm slloven, Karl Erjavec tha se Sllovenia është e interesuar të investojë në Kosovë. Por kur u pyet specifikisht për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, ai tha se Sllovenia nuk mund të ndërhyjë në çështje e brendshme të shteteve.

Këto komente ai i bëri pas takimit me zëvendëskryeministrin e parë dhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Kryediplomati slloven, u zotua se do ta mbështes heqjen e vizave për kosovarët në mënyrë që të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian

“Ne kemi marrëdhënie tradicionale shumë të mira. Ne këtu kryejmë detyra humanitarë. Ndihmojmë edhe përmes EULEX-it. Nëse shohim rezultatet e vitit 2017 bashkëpunimi ekonomik është rritur për 9 për qind. Dëshirojmë ende të investojmë në Kosovë”.

Ministri slloven ka shtuar se është e domosdoshme që të vazhdoj dialogu me Serbinë.

© ZHURNAL 13.03.2018, 13:05 | Xh.I. | 1,073 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."