VMRO-DPMNE nuk e përjashton mundësinë e bllokimit të seancës për gjuhët
maqedonia
VMRO-DPMNE nuk e përjashton mundësinë e bllokimit të seancës për gjuhët

VMRO-DPMNE nuk e përjashton mundësinë e bllokimit të seancës për gjuhët

Shkup, 13 mars - Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev, në paralajmërimin e Kryeministrit Zoran Zaev se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të votohet pa shqyrtim të amandamenteve, thotë se kjo është kundërkushtetuese dhe nuk dëshiron të beson se kjo do të ndodhë, transmeton Zhurnal.

Danev nuk përgjigjet se a do ta bllokojnë seancën që ligji të mos sillet, me këtë, nuk përjashtohet kjo mundësi.

“Nuk dua të besoj se votimi do të bëhet pa shqyrtimin e amandamenteve të parashtruara nga VMRO-DPMNE. Jam i bindur se do të punohet në bazë të rregullores së Kuvendit dhe Kushtetutës. Amandamentet patjetër duhet të shqyrohen. Nuk marrim pjesë në koordinim me Xhaferin dhe mbetemi në qëndrimet tona”, thotë Danev.

Danev për fund tha se gjitha opsionet do të shqyrtohen për atë se si do të vepron partia nesër në seancën për përdorimin e gjuhëve.

© ZHURNAL 13.03.2018, 13:31 | Xh.I. | 1,742 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."