E çuditshme! Pinguinët bënë një ‘selfie’ të përkryer, me kamerën e rrotulluar
kuriozitete
E çuditshme! Pinguinët bënë një ‘selfie’ të përkryer, me kamerën e rrotulluar

E çuditshme! Pinguinët bënë një ‘selfie’ të përkryer, me kamerën e rrotulluar

Eddie Gault ka kapur pamjet e këndshme të dy pinguinëve, në kamerën që e kishte lënë derisa po realizonte një dokumentar në Antarktik. 

Gjallesa e goditi me sqep dhe e nuhaste pajisjen, duke menduar se është ndonjë pre që e ka zënë, derisa i shkoi pranë edhe një tjetër, transmeton Telegrafi.

“Ata bënë ‘selfie’ në kamerën time. Çfarë të bënin tjetër në këtë të ftohtë” ka thënë Gault në përshkrimin e videos. Sjelljet e tyre kureshtare, u pëlqyen shumë prej shfrytëzuesve të rrjeteve sociale, që e pëlqyen dhe e shpërndanë me shpejtësi.

© ZHURNAL 13.03.2018, 15:00 | Z.H. | 1,100 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."