Pejçinoviq Buriq: Reformat kualitative do ta afrojnë Maqedoninë drejt BE-së
maqedonia
Pejçinoviq Buriq: Reformat kualitative do ta afrojnë Maqedoninë drejt BE-së

Pejçinoviq Buriq: Reformat kualitative do ta afrojnë Maqedoninë drejt BE-së

Shkup, 13 mars - Zv/Kryeministrja e Kroacisë dhe ministrja e punëve të jashtme, Marija Pejçinoviq Buriq, në vizitën e sotme në Maqedoni theksoi se vetëm me reforma kualitative do të afrohemi drejtë antarësimit në NATO dhe BE, ndërsa ky proces do të përshpejtohet atëherë kur do të gjindet zgjidhje për emrin me Greqinë, transmeton Zhurnal.

“Maqedonia ka mike në Kroaci, dhe pasi që të zgjidhet çështja e emrit, do ta merr mbështetjen e saj që sa më shpejtë të kyçet në NATO dhe të fillon bisedimet për hyrje në BE”, tha Pejçinoviq Buriq.

Ajo potencoi se Kroacia i përshëndet përpjekjet e Maqedonisë për të zgjidhur kontestin rreth emrit, në mënyrë se do të respektohen dinjiteti dhe identiteti i të dy popujve.

© ZHURNAL 13.03.2018, 12:32 | Xh.I. | 1,085 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."