"Koktej" qeveria LSDM-VMRO-BDI, do të zgjidh kontestin e emrit dhe organizojë zgjedhje parlamentare?!
maqedonia
"Koktej" qeveria LSDM-VMRO-BDI, do të zgjidh kontestin e emrit dhe organizojë zgjedhje parlamentare?!

"Koktej" qeveria LSDM-VMRO-BDI, do të zgjidh kontestin e emrit dhe organizojë zgjedhje parlamentare?!

Shkup, 13 mars - Zgjidhja e kontestit të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë me gjasa do të imponojë edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare pas të cilave do të del një Qeveri stabile e cila do të drejtojë Qeverinë evropiane të Maqedonisë në mandat kandër vjeçar, shkruan Zhurnal.

Por, për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe të pranuar nga të gjithë aktorët politik në vend është e domozdoshme që në bisedime dhe në gjetjen finale të zgjidhjes të përfshihet edhe pozita edhe opozita.

Siç mëson Zhurnal nga burime diplomatike në këtë drejtim po punojnë edhe miqtë ndërkombëtar të Maqedonisë por edhe vetë partitë politike në vend. Kyçja e VMRO-DPMNE-së në një Qeveri gjithpërfshirëse do të kishte impakt pozitiv në zgjidhje përfundimtare të kontestit të emrit.

"Përfshirja e të gjithëve në zgjedhjen e kontestit të emrit, pra duke përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në do të ishte një zgjidhje e përbashkët e problemit disa vjeçar të kontestit të emrit. Po punohet në këtë drejtim", thonë burime diplomatike për Zhurnal.

Nga ana tjetër, Zhurnal mëson se kreu i VMRO-DPMNE-së ka shtruar disa kërkesa për këtë çështje. Ai sipas informacioneve tona jo-zyrtare kërkonë tre ministra në Qeverinë gjithëpërfshirëse dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në pajtueshmëri me rekomandimet e Pribes dhe raportite të OSBE-ODHIRIT. Ai madje sipas po të njejtave burime ka diskutuar këtë edhe me vetë kryeministrin Zoran Zaev në takimet që ka pasur me të. 

Opinionisti Bujar Idrizi, thekson se krijimi i qeverive të gjëra nuk është diçka e re në skenën politike të Maqedonisë. 

"Krijimi i qeverive të gjëra nuk është diçka e re në skenën politike të Maqedonisë. Me qëllim të tejkalimit të sfidave me të cilat ballafaqohej Maqedonia, mekanizmi i qeverisë së gjërë është përdorur disa herë. Rasti i funditi ishte krijimi i qeverisë së gjërë për tejkalimin e krizës politike. Andaj mundësia që VMRO të jetë pjesë e një koalicioni të gjërë nuk duhet të eliminohet", thotë për Zhurnal, Bujar Idrizi, opinionist. 

Sipas tij, qeveria aktuale lë përshtypjen se është e vendosur që ta mbyll këtë kontest. 

"Sidoqoftë, zgjidhja eventuale varet shumë nga pala greke si dhe nga niveli i trysnisë që faktori ndërkombëtar do t'i bëjë palëve. Personalisht vleresoj, se pa  kyçjen direkte të SHBA-ve, zgjidhja e këtij kontesti nuk do të jetë e lehtë", vlerësoi Idrizi.

© ZHURNAL 13.03.2018, 12:00 | D.J. | 20,803 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."