ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Opinion
KOSOVA E VITIT 1990. Emision i jashtëzakonshëm në Kosovën me gjendje të jashtëzakonshme!

Shkruan Dijana TOSKA

Pas grevave të minatorëve, në gjithë vendin po organizoheshin protesta për rivendosjen e të drejtave të shqiptarëve dhe demokratizimi të shoqërisë. Qytetarët po hedhnin librezat e Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë e po i bashkangjiteshin,Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Partisë së pare postkomuniste që po e udhëhiqej nga elita intelektuale shqiptare, në krye me Dr.Ibrahim Rugovën. Armata Popullore e Jugosllavisë kishtepushtuar gjithë vendin,ndërkohë që milicija e ardhur nga gjitha republikat jugosllave,po vriste çdo ditë protestuesit shqiptarë me arësyetimin e vendosjes së rendit kushtetues. Kryesia e SFRJ kishteshpallurgjendjetëjashtëzakonshmenëKosovë.
TELEVIZIONI I PRISHTINËS i rrethuar me tankse ushtarake dhe e pushtuar nga zyrtarë të armatosur të sigurimit shtetëror të cilët kontrollonin, çdo hyrje dalje deri në studio.

Pas 27 viteve, mbi prapaskenat e këtij emisioni, flet autorja Dijana Toska. Ajo tregon se TVP për ta qetësuar situatën organizoi një emision të jashtëzakonshëm (EKRANI I HAPUR/ 31.1.1990) me udhëheqësit më të lartë të vendit. Rahman Morinën, Kryetari KK të LKK, Kryetarin e Këshillit Ekzekutiv, Jusuf Zejnullahun, Nënkryetarin e Kuvendit, IljazRamajlin, Sekretarin Krahinor të Arësimit, Muhamet Bicaj, Drejtorin Gjeneraltë TVP, Agim Malën. Emision i pari i këtijlloji në  TVP, i cili do tëzgjasë 3 h e 15 min, por I gjithë stafirealizues,përshkak të pakënaqësis së sigurimit shtetëror nga pyetjet e parashtruara gjatë emisionit u mbajtëm në bisedë informative deri në ora 2 pasmesnate. Pas njëjave, rrëfen Dijana, anëtarët serb të KK të LKK,  kërkuan burgosjen time me arësyetimin “se kam parashtuar pyetje kundër Sërbisë dhe Millosheviqit”... Sipas saj, ai ishte emisioni më ishikuar dhe më iguximshëm në historinë e TVP. Populli e mban mend edhe për njëfjali të Rahman Morinës“ ka hy nj ëdreq”

Shumica e pyetjeve të parashtruara nga shikuesit ishin ndaluar nga Komiteti ... Por, në ndërkohë u rishtypën dhe të kamufluara u futën në emission, tregon Dijana Toska.

 13.03.2018, 11:15  | Xh.I. | 2,375 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.