Shefja e diplomacisë kroate Pejçinoviq Buriq në Maqedoni
maqedonia
Shefja e diplomacisë kroate Pejçinoviq Buriq në Maqedoni

Shefja e diplomacisë kroate Pejçinoviq Buriq në Maqedoni

Shkup, 13 mars - Me ftesë të ministrit të Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Marija Pejçinoviq Buric, do të qëndrojë në vizitë zyrtare në Maqedoni.

Gjatë takimit me zyrtarët maqedonas pritet të shkëmbehen pikëpamje për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe, si dhe mundësitë për nxitjen e bashkëpunimit në disa fusha, me theks në bashkëpunimin ekonomik. Gjithashtu do të merren parasysh mundësitë dhe hapat për përparim të mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal në kontekstin e integrimit evropian.

© ZHURNAL 13.03.2018, 10:08 | D.J. | 1,253 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."