Mickoski nga sot fillon takimet intensive me qytetarët
maqedonia
Mickoski nga sot fillon takimet intensive me qytetarët

Mickoski nga sot fillon takimet intensive me qytetarët

Shkup, 13 mars - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nga sot fillon takimet me qytetarët në të gjitha qytetet e Maqedonisë, transmeton Zhurnal.

Nga partia thonë se kjo turne e kryetarit Mickoski është për qëllim që të komunikon me qytetarët dhe të dëgjoj nga afër me problemet e përditshme që ballafaqohen të njejtit.

“Qytetarëve tanimë u janë shtuar problemet. Kjo politikë bixhozi e çdo shtetin në  një ndër  vendet më të korruptuar në Europë, ekonomia po fundoset, pa ndonjë shenjë se do të përmirësohet. Qytetarët janë të dëshpëruar nga Qeveria, ndërsa qeveritarët po qëndrojnë nëpër kabinetet e tyre dhe nuk po e dëgjojnë zërin e popullit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

© ZHURNAL 13.03.2018, 10:46 | Xh.I. | 904 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."