Luleshtrydhet përmirësojnë të pamurit dhe parandalojnë plakjen
medicina
Luleshtrydhet përmirësojnë të pamurit dhe parandalojnë plakjen

Luleshtrydhet përmirësojnë të pamurit dhe parandalojnë plakjen

Ditët e ftohta janë pothuajse në përfundim ndërsa tani dhe temperaturat fillojnë të ngriten. 

Por kjo kohë gjithsesi që do kujdes dhe për mënyrën e duhur të të ushqyerit.

E për të pasur metabolizëm dhe imunitet të plotë, atëherë luleshtrydhet janë ideale për t’i konsumuar, transmeton Klan Kosova. Ngrënja e luleshtrydheve sjell përfitime të shumta shëndetësore, një nga to është dhe parandalimi i plakjes si dhe mban larg rreziqet nga sëmundjet e kancerit.

Kjo për shkak se përmban antioksidantë, që përveç kësaj largon dhe kolesterolin e keq ndërsa rregullon qarkullimin e gjakut dhe përmirësojnë shëndetin e syve pasi nxisin të pamurit e qartë. Luleshtrydhet nëse konsumohen në sasi të mjaftueshme dhe të kombinuara më qumësht dhe fruta të tjera, sjellin edhe në një përmirësim të peshës tuaj.

© ZHURNAL 13.03.2018, 12:05 | Z.H. | 1,677 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."