LNSH shpërblen të rinjtë shqiptarë në kuizin e diturisë, ja emrat e më të mirëve (Foto)
kulture
LNSH shpërblen të rinjtë shqiptarë në kuizin e diturisë, ja emrat e më të mirëve (Foto)

LNSH shpërblen të rinjtë shqiptarë në kuizin e diturisë, ja emrat e më të mirëve (Foto)

Shkup, 12 mars - Të shtunën në mbrëmje, Lidhja e Nxënësve Shqiptarë organizoi një program apo një garë mbi ditën e 7 marsit - ditës së mësuesit ku si pika kryesore ishin Finalja në garën e diturisë dhe finalja në konkursin e esesë me titull "Arsimimi dikur dhe sot", shkruan Zhurnal.

Vendin e parë në garën e diturisë e fitoi Hafsa Nuhiu, ndërsa vendin e dytë dhe të tretë e morën Aida Rexhepi dhe Semra Loki.

Nga 25 konkurentët për ese më të mirë, esetë e tyre i lexuan vetëm pesë prej tyre, ku më e mira u zgjodh Rezearta Pajaziri, ndërsa vendin e dytë e mori Berat Haxhiu.

Në fund për fituesit u ndanë mirënjohje, diploma dhe libra.

Shtrohet pyetja se si do të motivohen në të ardhmen nxënësit e rinjë që të garojnë në kuize të tilla të diturisë, duke patur parasyshë që shpërblehen vetëm me libra të cilat "janë të tepërta" nëpër sirtaret e librarive. Pse maqedonasit dinë ti shpërblejnë margaritarët e tyre me shuma të mëdha parashë, me kompjutorë apo me shëtitje falas në vende të ndryshme të botës, ndërsa ne "kënaqemi" me nga një libër./Zhurnal.mk

© ZHURNAL 12.03.2018, 12:35 | Z.H. | 1,486 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."