Aksident në rrugën Mavrovë-Dibër, tre persona të lënduar
kronika
Aksident në rrugën Mavrovë-Dibër, tre persona të lënduar

Aksident në rrugën Mavrovë-Dibër, tre persona të lënduar

Dibër, 11 mars - Tre persona janë lënduar në dy aksidente të veçanta që kanë ndodhur dje në rrugën rajonale Hanet e Mavrovës – Dibër, informojnë nga SPB Tetovë.

Në aksidentin e parë që ka ndodhur në afërsi të udhëkryqit me fshatin Vërbjan, automjeti “Seat toledo” i drejtuar nga B.K nga Dibra, për shkak të shpejtësisë së madhe ka dalë nga rruga, ndërsa lëndime kanë marrë dy bashkëpasagjerë, ku njëri prej tyre është mbajtur në spitalin e Gostivarit.

Mbrëmë rreth orës 19:30 B.J nga Gostivari, duke udhëtuar në rrugën Hanet e Mavrovs-Dibër me makinën “Opel Corsa”, ka humbur kontrollin mbi makinën dhe ka goditur një shtyllë ndriçimi metalike. Shoferi i lënduar nga automjeti i dëmtuar është nxjerrë me intervenimin e zjarrfikësve dhe më pas është dërguar në klinikat e Shkupit.

© ZHURNAL 11.03.2018, 13:34 | T.E. | 1,795 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."