« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
"Patrioti" Muhamed Zekiri ka kohë për vendosjen e luleve në Qendrës Memoriale të KAÇK..
« Inside » Kosova e painteresuar, refuzimi i kërkesave për transfer të të burgosurve me prapavi ..
Institucionet përgënjeshtrojnë Valmir Azirin dhe Ministrinë e Kulturës
Kosova, një bukuri që pret të zbulohet
p2210875_preview-528x396.jpg

Në mesin e aktiviteteve të shumta që ndërlidhen me festën e 10 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës,  mbrëmë në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë,  është hapur ekspozita e fotografive “Bukuritë natyrore të Kosovës”.  Kjo ekspozitë është organizuar në bashkëpunim me Fondacionin zviceran „Ibrahim Kodra“.

„Me këtë aktivitet, po përmbushim rolin dhe po japim një kontribut të vlefshëm, për nxitjen e rritjes së marrëdhënieve kulturore dhe shoqërore në mes Zvicrës, Kosovës dhe vendeve tjera“ tha ndër të tjera në fjalën e saj përshëndetëse, ambasadorja e Republikës së Kosovës në Zvicër, znj. Nazane Breca. Ajo më tutje theksoi po ashtu se një ekspozitë  tillë është një mundësi e mirë për të zbuluar Kosovën më tepër në sy të ndërkombëtarëve,duke thyer kështu shumë klishe që po pengojnë një bashkëpunim më të madh dhe zhvillimin e Kosovës.

Ndërsa drejtoresha artistike e fondacionit zviceran „Ibrahim Kodra“, znj Maria Pacolli, duke vënë në pah rëndësine e artit si një mjet komunikimi mes kulturave të ndryshme, ndërtë tjera veçoi se Kosova ka mjaft mundësi,  që përmes një komunikimi të tillë,  të depërtojë edhe më shumë nëpër botë, duke treguar kështu edhe bukuritë që ka.

Arian Mavriqi, një ndër fotografët pjesëmarrës në këtë ekspozitë,  në një prononcim përmes rrjeteve sociale për albinfo.ch,  shprehet të jetë mjaft i kënaqur me pranimin e punimevë të tij aty. Pos paraqitjes së Kosovës,  Ariani e sheh këtë edhe si një lloj proteste,  pasi që ai në mungesë vize turistike,  nuk mund të ishte prezent në ekspozitë.  Megjithatë, që sipas tij, arti ka depërtuar, apo siç e thotë ai, është forca e artit, që nuk njeh kufij dhe barriera.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 09.02.2018, 18:43  | T.E. | 687 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MË TË LEXUAR
« KUR ZENKU DEMANTON VETVETEN » Kur "Lash Art Tetovë" sekretari Zenku, dëshiron të demanton mediat !
Besa e Bilall Kasamit mban Kongresin e parë
« Foto » Shtetasi turk humb jetën në aksident në rrugën Tetovë-Gostivar
Maqedonia prej nesër nën borë
« Zhurnal mëson » Nesër takohen Thaçi dhe Gashi, ja tema e bisedimeve!?
 

 


MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA

AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"


Shkup, R. Maqedonisë
Fon: 02 3217 815
E-mail: info @ zhurnal.mk

maqedoniakosovashqiperiabotaekonomikronikasportkultureshowbizteknologji
© 2018 ZHURNAL
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara.
Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.