ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Ekonomi
Tevdovski: Ligji për evidentimin e borxheve në procedurë qeveritare

Hyn në procedurë ligji për paraqitje dhe evidentim të obligimeve përmes të cilit do të rregullohet obligimi të gjithë ata që disponojnë me mjete publike, t`i paraqesin borxhet e veta, paralajmëroi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

134032273_1.jpg

Shkup, 9 shkurt - Hyn në procedurë ligji për paraqitje dhe evidentim të obligimeve përmes të cilit do të rregullohet obligimi të gjithë ata që disponojnë me mjete publike, t'i paraqesin borxhet e veta, paralajmëroi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

"Këto ditë në procedurë qeveritare do të hyjë Ligji për paraqitje dhe evidentim të obligimeve. Ky ligj do të mundësojë sigurim të transparencës dhe përforcimit të përgjegjësisë gjatë disponimit me mjete publike përmes evidentimit të plotë të obligimeve të ndërmarra, që u ka kaluar afati dhe nuk janë paguara në sistem adekuat elektronik nga ana e të gjitha organeve të pushtetit, institucioneve publike dhe institucioneve dhe njësive të vetëqeverisjes lokale. Kështu do të kemi kontroll të plotë në obligimet e mbetura të të gjitha këtyre subjekteve, që është parakusht themelor për parandalim sistematik të përsëritjes së këtij problemi në të ardhmen", sqaroi Tevdovski në nënshkrimin e marrëveshjes për memorandum për mirëkuptim mes gjashtë komunave në kuadër të projektit "Përforcim i këshillave komunal - faza e implementimit".

Me këtë obligim do të evitohet grumbullimi i borxheve të paevidentuara si në të kaluarën dhe Qeveria do të ketë kontroll të plotë në të gjitha obligimet e ndërmarra, të skaduara dhe të papaguara nga ana e organeve të pushtetit, institucioneve publike, fondeve dhe komunave.

Nga Ministria e Financave informojnë se në fazë përfundimtare është edhe përpunimi i softuerit në të cilin të gjitha institucionet do t'i plotësojnë rregullisht të dhënat përmes ueb-aplikacionit. Pasi që Kuvendi do të japë mbështetje të Ligjit, softueri shpejt do të vihet në funksion. Siç theksojnë nga Minsitria e resorit, krahas transparencës në pikëpamje të shpenzimit të parave publike në të ardhmen, zgjidhja e këtillë do të kontribuojë edhe për përgjegjësi më të madhe dhe parandalim të grumbullimit të borxheve tek institucionet në të ardhmen.

Vitin e kaluar nga Ministria e e Financave është bërë hulumtim në mënyrë që të konfirmohet se sa borxhe të vjetra të papaguara kanë saktësisht institucionet shtetërore, fondet, ndërmarrjet publike dhe komunat. Me këtë rast është konstatuar se deri më 31 maj të vitit të kaluar borxhet e mbetura janë në vlerë të 22 miliardë denarëve.

Në ngjarjen e sotme, ministri Tevdovski theksoi se edhe këtë vit në Buxhetin për vitin 2018 janë paraparë dukshëm më shumë mjete për komunat, që duhet të mundësojë që rregullisht t'i kryejnë funksionet e veta dhe paralelisht të fillojnë ta ulin shumën e borxheve të papaguara nga e kaluara.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 09.02.2018, 13:45  | D.J. | 1,242 i lexuar

 

 

 

Tortevski: Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime për kriminelët por edhe ato që sillen të ndershëm

Shkup, 16 tetor – Dreklarata e kryeministrit Zaev në parlament se duhet të fallen politikanët mes vetes përkundër atyre që ka ndodhur më 27 prill në parlament duket se ka ngritur shumë pluhur në opinion.

Avokati Aleksandar Tortevski ka shkruar se kjo amnesti që kryeministri e ka përmendur në parlament në një nga fjalimet e tij duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të lirohen të gjithë të burgosurit, të ndalohen hetimet penale, të mos funksionojnë gjykatat, prokuroria publike dhe ajo special dhe mos harxhojmë para për ato, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime mbi kriminalitetin që të mund të prekin pak edhe ato që janë ndier si të ndershëm deri më tani”, ka shkruar kështu Tortevski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 23:42  | D.J. | 5.614 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.