Krepa “light” me miell orizi
receta
Krepa “light” me miell orizi

Krepa “light” me miell orizi

Me shijen delikate, këto krepa do bëhen nga ky postim e tutje të preferuarit për mëngjesin tuaj ose zemrën e pasdites. Mund ti personalizoni me shijet që doni por natyrishtë pa i rënduar në kalori. Të pershtaçëm për fëmijët, për ata që vuajnë nga gluteina dhe për të mbajtur trupin në formë.

Shijet e mia janë: Reçel i bërë në shtëpi, kos dhe dardhë, mjaltë me kanell dhe çokollatë e zezë e shkrirë. Fruta të ndryshme etj. Por ju mund ti mbushni dhe me shije të kripur ose çfarë të dëshironi.

 

Perberesit

Për 12- 14 krepa

 

3 vezë

270 gr. miell orizi

40 ml.  vaj orizi, mund ti bëni dhe me vaj luledielli nëse nuk e gjeni këtë vaj ose me gjalpë si krepat e tjerë.

500 ml. qumësht orizi

pak kripë

Pakëz vanilje

Në një enë të bollshme me anë të larta shtoni miellin,vaniljen duke e situr, pak kripë dhe qumshtin. Rrihini mirë me rrahësin elektrikë ose me telin e kuzhinës derisa të keni një masë lisho.Pastaj shtoni vezët,përzijini përsëri dhe në fundë shtoni vajin. Rrihini derisa masa të jetë nje krem i lëngshëm dhe homogjen.Mbulojeni me qese kuzhine enën dhe lëreni të pushojë në frigorifer për të paktën 50 minuta.

Pas kësaj ngrohni mirë një piastër  për krepa ose një tiganë me fundë që nuk ngjitë. Lyeni pak fundi e tij me vaj orizi herë pas here pasi brumi me miell orizit është më delikatë dhe si pasoj ngjitet pas tiganit. Përzieni përsëri brumin e krepave dhe shtoni në tiganë një garuzhe. Rrotullojeni tiganin në mënyrë që të shpërndani gjithë brumin në sipërfaqen e tiganit. Lëreni pak sekonda sa të mpikset dhe të mari ngjyrën e artë dhe kthejeni petën e krepit. Vazhdoni kështu për gjithë pjesën tjetër të mbetur.

Personalizojeni me shijet që doni më tepër.

© ZHURNAL 08.02.2018, 12:11 | Z.H. | 1,858 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."