Lakër në mënyrë aziatike me oriz basmati
receta
Lakër në mënyrë aziatike me oriz basmati

Lakër në mënyrë aziatike me oriz basmati

Nuk është fare e vështire të përgatisni në shtëpit tuaja ushqimin aziatik. Mjaftonë të ndiqni këto hapa të thjeshta 

Përbërja:

Gjysëm Lakër e bardhë

2-3 lugë Vaj suzami

2 Qep të njoma

1 Hudhër e njomë

2 Spec djegës 

1 lugë Fara suzami të zi

1 filxhanë kafe Salcë soja

1 filxhanë kafe Uthull orizi

pakëz Kripë

1 rrënjë e vogël Xhenxhefil

PJESA SHOQËRUESE

Oriz Basmati 

 

Fillimishtë përgatisni orizin duke ndjekur recetën këtu

 

Prisni hollë lakrën, qepën dhe hudhrën e njomë. ( ruani disa bishta qepe ose hudhre për dekorin sipër)

 

Vendosni vajin e suzamit të aromantizohet në një wok me hudhrën,  xhexhefilin e grirë me rende dhe specin djegës.

 

Sapo vaji të aromantizohet shtoni lakrën dhe qepën e prer hollë, kriposeni,  kështu lakra do fillojë të nxjerr jashtë ujin e saj të vegjetimit. Kaurdiseni vazhdimishtë derisa lakra të karamelizohet mirë.

 

Nëse nuk e doni shumë të fortë lakrën mund ti shtoni 1 fixhanë kafe ujë (por kini parasysh që perimet në gatimet aziatike nuk duhet të jenë të squlluara por krokante)

 

Sapo lakra të jetë kaurdisur mirë shuani me sojën e përzier me uthullën e orizit.

 

Lëreni që të gatuhen mirë me salcën e sojës duke e përzier herë pas here dhe kur të jetë gati hiqeni.

 

Shërbejeni me oriz basmati, Spec djegës të freskët dhe fara suzami të zi.

© ZHURNAL 09.03.2018, 13:48 | Z.H. | 2,031 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."