Tortë me karamel të kripur, çokallatë Mars dhe kikirika
receta
Tortë me karamel të kripur, çokallatë Mars dhe kikirika

Tortë me karamel të kripur, çokallatë Mars dhe kikirika

Përbërja:

6 Vezë 

100 gr. Sheqer

50 gr. Gjalpë

200 gr. Miell

3 lugë Kakako

100 ml. Pana lëng

200 gr. çokollatë e zezë për shkrirje

1 pako Pluhur pjekës për ëmbëlsira 

2 çokollatë Mars

4 lugë Karamel i kripur

Pakëz Kripë

DEKORI

300 ml. Pana lëng

150 ml. Pana Vegjetale 

250 gr. çokollatë e zezë për shkrirje

Pjesa që mbetet Karamel i kripur

Disa Fletëza kripe

Një dorë Kikirik të pjekur me kripë

PJESA TJETËR

1 gotë te vogel Konjak me shije druri

1 lugë Sheqer integral

1 gotë Qumësht

Një tortë qe ka disa hapa por jo kompleks në vetëvete. Nëse i ndiqni me përpikmeri do arrini një rezulat final shumë të kënaqshëm . Nje tort që dhe kostot i ka relativisht të larta por është një nga ato torta që përgatitet me raste. 

 

Kini parasysh që çdo përgatije hap pas hapi ti jepni kohën e duhur. Pasi përberësit duhet të ftohen, pushojnë dhe mbledhur në disa hapa.

 

Pasi e keni përgatitur duhet ta ruani në frigorifer në këmbanën e qelqit dhe në momentin qe ta shërbeni ta lini të pushoj jashtë tij për 20 minuta, në mënyrë që karameli të filloj të zbutet paksa.

 

Helikat dhe enët e punës kur të përgatisni kremin e dekorit lërini të ftohen në frigorifer më parë, kështu pana do ju formohet më shpejtë.

 

Pana Hopla gjithashtu duhet të ftohet më parë në frigorifer.

 

Më mirë nëse e konsumoni të nesërmen, kështu do i jepni kohë shijeve të tortës të lidhen me njëra- tjetrën.

 

© ZHURNAL 07.03.2018, 13:46 | Z.H. | 1,789 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."