Ivanov pret në takim kreun e KE-së Junker, ja çfarë kanë biseduar
maqedonia
Ivanov pret në takim kreun e KE-së Junker, ja çfarë kanë biseduar

Ivanov pret në takim kreun e KE-së Junker, ja çfarë kanë biseduar

Shkup, 25 shkurt - Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot ka realizuar takim me kryetarin e Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker. Në takim është diskutuar për gjendjen aktuale politike në Republikën e Maqedonisë, për proceset euroatlantike, por edhe për sfidat kyçe me të cilat përballet rajoni dhe Bashkimi Evropian.

 

“Presidenti Ivanov ka shprehur falënderim për mbështetjen e kryetarit të KE-së, Junker, për perspektivën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë, e cila paraqet qëllim më të lartë politik të jashtëm strategjik, por edhe për përkushtimin e saj për përforcimin e angazhimit evropian në Ballkan si dhe investim në Evropë të bashkuar, stabile dhe të fuqishme”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit Ivanov, shkruan Portalb transmeton Zhurnal.mk

 

“E përshëndesim gatishmërinë e Komisionit Evropian për ridërgimin e rekomandimit në bazë të plotësimit të kritereve nga ana jonë”, tha presidenti Ivanov, duke shtuar se zhbllokimi i proceseve integruese, nëpërmjet vlerësimit përkatës të avancimit tonë, pozitivisht do të ndikojë në proceset reformuese dhe ndaj tërë gjendjes së përgjithshme politike në Maqedoni.

 

Presidenti Ivanov ka theksuar patjetërsueshmërinë e qasjes korrekte dhe objektive për Republikën e Maqedonisë, në lidhje me fillimin e bisedimeve hyrëse për anëtarësim të plotë në BE.

 

Në atë drejtim, Ivanov, pozitivisht e ka vlerësuar Strategjinë për Ballkan Perëndimor, të promovuar nga Junker dhe ka theksuar se me këtë dokumente, i cili paraqet porosi të qartë, në të cilën vijnë në shprehje pritjet nga kandidatët për anëtarësim në BE, edhe një herë konfirmohet ardhmëria evropiane e rajonit.

 

Në lidhje me marrëdhëniet ndërfqinjësore, ashtu siç thuhet në kumtesë, Ivanov i ka afirmuar përpjekjet e Maqedonisë për avancimin e marrëdhënieve me të gjitha shtetet fqinje për bashkëpunim më të madh rajonal, me qëllim që rajoni të jetë me perspektivë, stabil dhe i sigurt.

 

“në atë kontest, Ivanov ka porositur se deklaratat e liderëve të caktuar politik të rajonit, i ndihmojnë destabilizimit, dhe nuk ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve fqinjësore në rajon, por edhe nuk janë evropiane”, thuhet në kumtesë.

 

Ndryshe, sot Junker, bashkë me eurokomesarin Johanes Han dhe delegacionin e BE-së në Shkup, janë takuar e kryeministrin Zoran Zaev, ku gjatë konferencës për shtyp tha se Maqedonia po ecë në rrugë të mirë, por ende nuk mund të marrë datë për fillimin e bisedimeve për hyrje në BE.

© ZHURNAL 25.02.2018, 16:53 | T.E. | 2,126 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."