Zyrtarë të Vetëvendosjes takohen me zyrtarë të Këshillit të Europës
kosova
Zyrtarë të Vetëvendosjes takohen me zyrtarë të Këshillit të Europës

Zyrtarë të Vetëvendosjes takohen me zyrtarë të Këshillit të Europës

Prishtinë, 23 shkurt - Një delegacion i Këshillit të Europës dje ka zhvilluar takime me krerë të Vetëvendosjes, transmeton Koha.net.

Kumtesa partiak thotë se delegacioni i Vetëvendosjes i përbërë nga kryetari, Albin Kurti, nënkryetarja, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, kryetari i Grupit Parlamentar, Glauk Konjufca, dhe deputetja, Fitore Pacolli, u takuan me përfaqësuesit e Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, kryesuar nga Carl Bildt, ish-Kryeministër dhe ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Suedisë, Fredrik Wesslau, drejtor i Programit “Evropa e Zgjeruar”, Vessela Tcherneva, Drejtore e Programeve, dhe Tania Lessenska.

Në takim u diskutua për situatën vend dhe rajon me theks të veçantë për zhvillimet e fundit politike dhe çështjen e marrëveshjes me Malin e Zi për demarkimin e kufirit.

Albin Kurti e njoftoi delegacionin me qëndrimet Vetëvendosjes rreth marrëveshjes për Demarkacionin, dhe idetë e Vetëvendosjes për të dalë nga kriza.

U diskutua edhe për perspektivën e integrimit të Kosovë në BE si dhe për bashkëpunimin ekonomik e politik mes Kosovës dhe Shqipërisë.

© ZHURNAL 23.02.2018, 09:15 | Xh.I. | 755 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."