ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Një e pesta e popullatës jeton jashtë shtetit

Sipas analizës së Qendrës “Per Vju” të bazuar në statistikën e Kombeve të Bashkuara për vitin 2015, në Maqedoni – 21 për qind e popullatës apo 510 mijë banorë janë mërgimtarë

foto-325-480x274.jpg

Shkup, 23 shkurt - Sipas analizës së Qendrës “Per Vju” të bazuar në statistikën e Kombeve të Bashkuara për vitin 2015, në Maqedoni – 21 për qind e popullatës apo 510 mijë banorë janë mërgimtarë

 

Maqedonia renditet ndër dhjetët shtetet e para në botë për nga numri i madh i popullatës që jetojnë jashtë saj. Sipas analizës së Qendrës “Per Vju” të bazuar në statistikën e Kombeve të Bashkuara për vitin 2015, në Maqedoni – 21 për qind e popullatës apo 510 mijë banorë janë mërgimtarë, shkruan gazeta KOHA. Me këtë shifër, si shtet renditemi në vendin e 8 në botë për nga përqindja tepër e lartë e popullatës që jeton dhe punon jashtë shtetit të tyre.

 

Shkaqet kryesore të mërgimit masovik nga Maqedonia theksohen të jenë dallimet në nivelin e të ardhurave për kokë banori, cilësia e institucioneve si dhe mundësia për punësim. Në ndërkohë, ekspertët ekonomik vlerësojnë se rezultatet e Maqedonisë në aspektin politik dhe ekonomik në 25 vitet e kaluara lënë për të dëshiruar dhe kjo ka qenë çelësi i ikjes kaq të madhe të popullatës nga vendlindja.

 

Nga ana tjetër, në vendin e parë në botë sipas numrit të mërgimtarëve është Bosnje e Hercegovina me 30 për qind të popullatës që jetojnë jashtë kufijve të saj shtetëror, apo me një milion e 650 mijë mërgimtarë. Në numrin kaq të madh të mërgimtarëve nga Bosnjë dhe Hercegovina ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe lufta që përjetoi ky shtet në periudhën 1991-1995, tradita e trashëguar për mërgim nga ish-shteti Jugosllav, por edhe treguesit e dobët ekonomik dhe numri i madh i të papunëve.

 

Në vendin e dytë në botë, sipas numrit të mërgimtarëve, është Shqipëria me 28 për qind të popullatës që jetojnë jashtë, ose 1.120.000 banorë të Shqipërisë jetojnë jashtë shtetit. Numri më i madh i mërgimtarëve nga Shqipëria jetojnë në Greqi dhe Itali. Largimi i më shumë se çerekut të popullsisë shqiptare më shumë ndodhi në vitet e para pas rënies së diktaturës komuniste, ndonëse si proces vijon edhe deri në ditët e sotshme.

 

 

Përgjithësisht prirja e emigrantëve shqiptarë me kalimin e viteve është orientuar drejt vendeve më të zhvilluara të Evropës Perëndimore (Itali, Gjermani, Holandë, vendet e Skandinavisë, Britani e Madhe etj), si dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë.

 

Në vendin e tretë renditet Xhamajka me 28 për qind të popullatës jashtë shtetit, e pasuar nga Armenia me 25 për qind apo afër një milion qytetarë dhe Kazakistani me 22 për qind apo afër 4 milionë qytetarë. Lufta e përgjakshme në Siri vitet e fundit ka shkaktuar një eksod të vërtetë nga ky shtet arab në drejtim të Perëndimit.

 

Sipas të dhënave të OKB-së, deri në vitin 2015, nga Siria jashtë janë shpërngulur 5 milionë sirian apo 22 për qind e popullatës së përgjithshme. Pas Sirisë, në vendin e shtatë sipas numrit të lartë të mërgimtarëve është shteti i Amerikës Latine, Trinidad dhe Tobago me 360 mijë banues jashtë apo 22 për qind të popullatës.

 

Portugalia e goditur më së shumti nga shtetet evropiane së bashku me Italinë dhe Spanjën nga kriza financiare botërore, me probleme të shumta ekonomike, papunësi të lartë, por edhe traditë të vjetër të mërgimit, renditet në vendin e 9 me 20 për qind të popullatës që jetojnë jashtë apo 2 milionë e 310 mijë portugez jetojnë jashtë shtetit të tyre.

Në ndërkohë, përqindja e mërgimtarëve në shtetet e ndryshme është fituar me ndarjen e numrit të përgjithshëm të popullatës të lindur në shtetet e origjinës, ose numri i banorëve në shtetet e mërgimtarëve në vitin 2015 plus numri i mërgimtarëve nga të njëjtat shtete dhe minus numri i banorëve që kanë migruar.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 23.02.2018, 23:04  | T.E. | 1,063 i lexuar

 

 

 

Në Ditën e Shkopit të Bardhë, kryetari Taravari në vizitë te Shoqata e të verbërve “Realiteti”

Gostivar, 15 tetor - Në Ditën ndërkombëtare të personave të verbër, kryetrari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari vizitoi zyrën e Shoqatës së personave të verbër dhe me shikim të dëmtuar “Realiteti” – Gostivar.

“Sot është 15 Tetori, dita botërore e personave të verbër, që njihet si Dita e shkopit të bardhë, andaj e përzgjodhëm pikërisht këtë ditë për të bashkëbiseduar dhe për tu njohur me hallet dhe nevojat anëtarëve të kësaj  shoqate. Më informuan se janë të ftuar në garat në ‘Gold ball' në Sarajevë. Me këtë rast ne si Komunë i mbështesim për udhëtimin dhe qëndrimin atje, si dhe urojmë që të shënojnë sa më shumë fitore. Po ashtu do tua plotësojmë edhe një kërkesë, respektivisht nevojë, do t’ua rinovojmë mjediset e Shoqatës së shpejti, menjëherë  pas përfundimit të tenderit” – theksoi kryetari Taravari.

Kryetari i shoqatës Realiteti , Xhevat Fejzuli, shprehu kënaqësinë për vizitën e dytë të kryetarit Taravari, si dhe shprehu falënderime për përkrahjen e vazhdueshme.
“Shoqata jonë numëron 62 anëtarë. Falënderojmë kryetarin që na mundëson pjesëmarrjen në garat në Sarajevë dhe uroj dhe shpresoj se do të shënojmë rezultate të kënaqshme.”, u shpreh kryetari Fejzuli.

Komuna e Gostivarit për anëtarët e shoqatës Realiteti, siguroi fanella me logon e komunës, të cilat do t’i shfrytëzojnë për pjesëmarrje në garat në Sarajevë.

Vlen të theksohet edhe se prej sot, një zyrë në objektin e NP” Komunalec”,  iu dorëzua në shfrytëzim Shoqatës për personat me nevoja të posaçme “Bashkërisht Mundemi “.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 15.10.2018, 23:04  | T.E. | 2.167 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.